Nano: Ku shkuan 18 vota ne votimin per imunitetin
11/11/2004 Me tone të ashpra, kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nano, i ka kërkuar anëtarëve të Kryesisë të zbardhet ku kanë shkuar 8 deri 18 vota të socialistëve dhe të aleatëve në votimin për heqjen e imunitetit të deputetit Nikollë Lesi. Duke iu referuar votimit, Nano
ka akuzuar Kryesinë e partisë për tradhti të normave dhe moralit socialist. Sipas Nanos, votat kundër nuk mund të gjenden, pasi votimi ka qenë i fshehtë, por bilanci i votimit, i cili doli 62 vota pro heqjes së imunitetit, kundrejt 70 në favor të deputetit Lesi, tregojnë për rrjedhjen e mbi 10 votave. Lidhur me këtë fakt, Nano ka qenë i ashpër në qendrimet e tij ku mësohet të ketë thënë se nuk ka në plan të bëjë gjueti shtrigash, por ka konfirmuar se nuk do të tërhiqet në përballjen e tij me deputetin Lesi, duke përmendur këtu organet e drejtësisë.
Analiza
Burimet thanë dje se Nano ka theksuar se anëtarët e Kryesisë dhe gjithë PS-ja duhet të bëjnë një analizë e detajuar të kësaj çështjeje. Ndërkohë asnjë nga anëtarët e Kryesisë nuk ka kundërshtuar deklaratën e ashpër të Kryeministrit, duke e mbështetur atë. Gjatë debateve, Nano është shprehur se kërkesa për heqjen e imunitetit të Lesit nuk ka qenë një çështje personale vetëm e Nanos, por ka qenë një problem që i takon të gjithë mazhorancës socialiste. Pavarësisht kësaj, Nano e ka konsideruar votimin e fundit si denigrim për Kuvendin. Kryeministri është shprehur se PS nuk mund të fitojë në zgjedhjet e 2005 pa ripërtëritje dhe pastrim të radhëve të saj. Në Kryesi është kërkuar që anëtarët e forumit socialist të nisin kontaktet me bazën dhe të ridimensionojnë pozicionin e tyre përballë votuesve. Si konkluzion, kreu i PS-së është shprehur se rrëzimi i kërkesës së Gjykatës së Lartë ka ardhur për shkakun e vetëm se maxhoranca nuk ishte solide në votim.
Ndryshimet
Kryesia ka propozuar që për postin e sekretarit të Marrëdhënieve me Publikun të kandidadojë ish-ministrja Valentina Leskaj. Ndërsa përballë saj pritet të jetë Ben Blushi dhe Luan Rama. Më të lehtë do ta ketë Gjergji Koja, i cili pritet të mos ketë kandidatë për postin e zëdhënësit politik. Në mbledhjen e Kryesisë është vazhduar diskutimi i nisur për komitetet zonale të 100 zonave zgjedhore. Një pasqyrim më i qartë i kësaj strukture do të bëhet në mbledhjen e KPD-së. Gjithashtu, një çështje, e cila do t'i lihet për të marrë përgjigje është dhe votëbesimi i anëtarëve të Kryesisë, kërkesë kjo e disa deputetëve të PS-së. KPD do të debatojë dhe mbi kërkesën për votëbesimin e Kryesisë së PS-së. Për këtë pritet që të kërkohet rikonfimimi i mandateve një nga një.