Toska, dergon "Bajramin" ne Presidence
13/11/2004 Një detyrë e re për kreun e Policisë së Shtetit. Bajram Ibraj mund të emërohet shumë shpejt në Presidencë, me detyrën e këshilltarit të Alfred Moisiut. Burime nga Ministria e Rendit bëjnë të ditur se, drejtuesi i uniformave blu po kalon ditët e fundit në dikaster. Me sa duket, firma e Kryeministrit do të lejojë largimin dhe më pas Moisiu do të bëhet eprori i ri i drejtuesit të parë. Të shumta janë gjasat që ai të zëvendësohet nga njëri prej vartësve të tij në Policinë e Shtetit.
Largimi
Këshilltari më i ri i Presidentit të Republikës duket se do jetë më VIP-i nga të gjithë. Pas një karriere të suksesshme në Policinë e Shtetit, Bajram Ibraj është piketuar për t'iu lënë në dispozicion Alfred Moisiut. Detyra e re e kryepolicit shqiptar konsiston në problemet që lidhen mbi çështjet e rendit dhe sigurisë. Burime të rezervuara nga Ministria e Rendit Publik bëjnë të ditur se, lëvizja e Ibrajt ka qenë një propozim i Igli Toskës. Kreu i dikasterit blu ka preferuar ta "rehatojë" diku larg Policisë së Shtetit drejtuesin e kapeleve blu. Ndër mundësitë e Bajram Ibrajt për t'u emëruar, ishte dhe vendi i drejtorit të Akademisë së Rendit Publik, që e drejton aktualisht, Pirro Laze. Vetëm në këtë mënyrë, drejtori i Përgjithshëm do të mund të ruante gradën.
Kandidaturat
Ndërsa gatitet largimi i Bajram Ibrajt nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, kanë nisur debatet e para për të gjetur personin e përshtatshëm që do ta zëvendësojë. Të njëjtat burime bëjnë të ditur se, sipas mendimeve të përbashkëta të këshilltarëve të ministrit të Rendit, kryepolici i ardhshëm do të vijë nga radhët e vartësve aktualë të Ibrajt. Mësohet se një nga kandidatët e mundshëm ka gjasa të jetë zëvendësi i tij, Ahmet Haxhia. Ndonëse ka veçse 2 muaj që mban detyrën e lartë në polici, ai është një nga të mundshmit të piketuar nga këshilltarët e ministrit. Por, Haxhia nuk është i vetmi kuadër i dikasterit blu që mund të "hajë kokën" e Ibrajt. Janë fiksuar dhe 2-3 konkurrentë të tjerë, por që burimet preferojnë të mos i deklarojnë. Sakaq, mbetet në listën e kandidatëve shefi i posaemëruar i komisariatit të Kurbinit, Sabri Jaca. Ish-zëvendësministri në qeverinë e opozitës, duket se është momentalisht një nga figurat më të përshtatshme për hierark të Ministrisë së Rendit Publik.