E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendet e vdekur në shtëpi gruaja 76-vjeçare

 

TIRANE - Një e moshuar, 76-vjeçare është gjetur e vdekur dje në shtëpinë e saj në lagjen Sauk të Tiranës. Familjarët, të cilët nuk ndodheshin në shtëpi, kur janë kthyer kanë gjetur pa jetë Parashqevi Nanon. Menjëherë ata kanë lajmëruar Komisariatin Nr.1, duke mos ditur ende shkaqet e vdekjes së saj. Sipas dëshmive që familjarët e Nanos kanë dhënë në polici, gruaja e moshuar ka qenë shëndosh e mirë në momentin që ata kanë dalë nga shtëpia, për të bërë një vizitë te të afërmit. Ajo s'kishte shfaqur asnjë shqetësim dhe sipas tyre nuk vuante nga ndonjë sëmundje, përveç faktit se ishte në moshë të thyer. Kur janë kthyer ata kanë menduar se ishte në gjumë, pasi e kanë gjetur të shtrirë në krevatin e saj, por janë shqetësuar kur kanë vënë re se ajo nuk po zgjohej dhe kur i kanë thirrur, kanë konstatuar se kishte ndërruar jetë. Sipas burimeve nga policia trupi i pajetë i 76-vjeçares është dërguar në morgun e Tiranës, në mënyrë që të hartohej një raport mjeko-ligjor. Por pasi kanë përfunduar të gjitha ekzaminimet dhe procedurat, ka rezultuar se Parashqevi Nano ka vdekur nga shkaqe natyrale, si rezultat i një infarkti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›