"Mashtruesi" në kërkim, vodhi 26 mijë lekë
TIRANE- Një 56-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Tiranës, i akuzuar për vjedhje nëpërmjet mashtrimit. Haki Abazi, banues në Fushë-Krujë, akuzohet nga një person se i ka vjedhur nëpërmjet mashtrimit, shumën prej 26 mijë lekësh të vjetra. Sipas burimeve nga policia, dy ditë më parë, Baftiar Shkurtaj nga Tirana është paraqitur në zyrat e Antikrimit Ekonomik dhe ka depozituar një kallëzim për 45-vjeçarin Abazi. Shkurtaj në kallëzimin e tij pretendon se Haki Abazi, i ka marrë nëpërmjet mashtrimit shumën e parave, duke iu lutur që t'ia jepte, pasi pretendonte se ishte i sëmurë dhe i duheshin për ilaçe. Ndërkohë qe prej momentin që ai i ka marrë paratë, nuk është dukur më për t'ia kthyer. Pasi ka pritur disa javë dhe ka kërkuar vetë që ta gjente, në mënyrë që t'i merrte paratë që ia kishte dhënë borxh, Shkurtaj ka vendosur që t'i drejtohej policisë, në mënyrë që këtë punë ta zgjidhte në mënyrë ligjore. Oficerët e Antikrimit Ekonomik të Tiranës kanë konstatuar se personi që kishte mashtruar denoncuesin, nuk banonte në Tiranë, por në Fushë-Krujë, në këtë mënyrë është kërkuar informacion nga policia e Krujës për të zbuluar vendndodhjen e 56-vjeçarit.