“Banesat do të shiten 30 për qind më shtrenjtë”
28/11/2004 Ndërtuesit kanë rënë nga shiu në breshër, por më keq mund të ndihen në të ardhmen klientët e tyre. Ndërrimi i dy taksave në 2006-ën, nuk i vendos aspak në pozita të favorshme, madje, e ngre ndjeshëm koston e prodhimeve të tyre. Kjo do të thotë që kontratat me klientët të bëhen edhe më agresive në çmime, duke u bërë thuajse të paarritshme. Kështu, kush dëshiron të blejë një shtëpi, është mirë ta bëjë në 2005-ën, sepse më pas fillon një tjetër histori.
Projektbuxheti i 2005-ës ka përgatitur një draft të ri ligjor për ndërtuesit. Nëse deri në fund të 2005-ës do të paguajnë për çdo metër katror në derën e Bashkisë taksën e Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme, në fillim të 2006-ës do të paguaj TVSH–në e ndërtimit. “Kemi vendosur TVSH–në në ndërtim, por kemi hequr taksën e regjistrimit të pasurisë, që e paguajnë në Pushtetin Vendor, duke mos i tatuar dy herë për të njëjtën taksë”, është shprehur Berberi gjatë prezantimit të Paketës Fiskale në Komisionin e Ekonomisë. Por për ndërtuesit, zëvendësimi i dy taksave nuk është kaq i thjeshtë. “Taksa e regjistrimit të pasurisë ishte e rëndë, por TVSH–ja 20 për qind mbi vlerën e ndërtimit është akoma dhe më e rëndë”, thotë për “Metropol”, Artan Dulaku. Për ndërtuesin Dulaku, shteti nuk është asnjëherë disponibël për të ulur taksat, por vetëm për t’i rritur.
“Nuk ka shtet që ul taksat, vetëm i rrit, dhe nga ky fakt kuptohet nëse është më e lartë taksa e TVSH-së apo ajo që paguanim në Bashki”, shpjegon Dulaku. Kështu, sipas ligjit të Pushtetit Vendor, bashkitë deri më sot kanë patur të drejtë të mbledhin disa taksa, mes të cilave dhe atë të regjistrimit të pasurisë së paluajtshme. Kjo taksë ka patur disa përqindje, të diferencuar mbi vlerën e ndërtimit, nisur dhe nga zona ku ishte bërë ndërtimi. Kështu në zonën A përqindja për regjistrimin e ndërtimit ka qenë 4 për qind, ndërkohë që në zonën B bëhej 3 për qind dhe në zonën C, 2 për iqnd. Të gjitha ndërtimet private, qofshin këto shtëpi, dyqane apo lokale shërbimi, paguanin këtë nivel takse në derën e Bashkisë. Kjo taksë ka qenë një prej taksave që paguanin ndërtuesit për të legalizuar ndërtimin e tyre. Por, në Buxhetin e 2005-ës është parashikuar që do të hiqet taksa e regjistrimit dhe do të aplikohet një TVSH 20 për qind mbi vlerën e ndërtimit. Para një viti u vendos me ligj që çmimi dysheme i ndërtimit të ishte 350 euro metri katror. Mbi këtë vlerë do të llogaritet dhe 20 përqindëshi i TVSH–së së banesës. Por, ndërsa deri në fund të 2005-ës ndërtuesit do të paguajnë 4 për qind mbi 350 euro, në 2006-ën duhet të paguajnë menjëherë 20 për qind. Kjo është diferenca mes dy taksave, që për ndërtuesit do të thotë 20 për qind më shumë mbi vlerën e ndërtimit. “Për ne është 20 për qind mbi vlerën e ndërtimit, por për konsumatorët do të jetë 30 për qind”, thotë Artan Dulaku. Në fakt, llogaria është e thjeshtë, sepse 4 për qind mbi 350 euro do të thotë të paguash 14 euro për metër katrorë, ndërkohë që 20 për qind do të thotë 70 euro për metër katrorë, duke rritur jo pak, por 5 herë masën e taksës.