SHKB hap "dyert" për popullin
26/11/2004 Të inatosur nga një veprim i papëlqyeshëm i një punonjësi të policisë apo të dëmtuar nga korrupsioni i forcave blu, tash e tutje keni mundësinë të kërkoni të drejtën tuaj, të ankoheni menjëherë apo ndryshe "t'u bëni gropën" ndëshkuesve të padrejtë. Dita e sotme shënon çeljen e një shërbimi të ri telefonik në 12 qarqet e vendit, ku qytetarët mund të ankohen. SHKB-ja do të marrë në konsideratë ankesat e popullit për penalizimin e efektivave të akuzuar si neglizhentë apo të implikuar në krime.
Shërbimet
Vendimi i fundit i Ministrisë së Rendit Publik, për të tërhequr sa më shumë qytetarë të pakënaqur nga shërbimi i policisë, bëhet në kuadër të rritjes së transparencës me publikun. Veç kësaj, synohet për të rritur më tepër bashkëpunimin me komunitetin. Zëdhënësja për shtyp e Policisë së Shtetit bën të ditur se, posaçërisht për të shprehur interesimin e popullatës, publikohen nga dikasteri blu numrat e telefonit të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në të 12 qarqet. Pos këtyre është vënë në dispozicion dhe numri i telefonit të Qendrës së Informimit Legal të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm. "Publikimi i numrave të telefonit të të gjitha degëve të SHKB-së dëshmon dhe një herë për ftesën adresuar publikut në dhënien e informacioneve të ndryshme të lidhura me shkeljet dhe abuzimet që mund të vërehen te punonjësit e Policisë së Shtetit dhe të Ministrisë së Rendit Publik", shprehet Teferiçi. Ajo shton se për çdo informacion ruajtja e anonimatit është e garantuar.
Dezinformimet
Ndërsa Ministria e Rendit kërkon denoncimin e shkeljeve dhe abuzimeve që mund të bëhen padrejtësisht nga punonjës të këtij dikasteri apo të Policisë së Shtetit, nuk bëhet i ditur asnjë kusht. Të akuzuarit si abuzues me atributet që u jep detyra, janë krejtësisht në "duart" e ankueseve. Dikasteri blu, të paktën nga komunikata zyrtare për shtyp, nuk parashikon faktin që informacionet e dhëna në zyrat e Kontrollit të Brendshëm mund të jenë sajesa. Të interesuarit për të dëmtuar aksh funksionar apo qoftë dhe polic të thjeshtë, e kanë tanimë të lehtë për të realizuar qëllimet e tyre të errëta. Mjafton një sinjal i rremë, për të hapur një dosje në SHKB. Ndonëse informacioni nuk mund të vërtetohet asnjëherë, polici i akuzuar si i korruptuar mbetet me "njollë". Kësisoj, ftesa e Ministrisë së Rendit për të luftuar bashkarisht me publikun krimin e organizuar, trafiqet e paligjshme dhe krimet e tjera, lë krejtësisht pa imunitet punonjësit e saj. Sakaq, duke falenderuar qytetarët për informacionet e dhëna deri më tash, vë në dispozicion të qytetarëve numra të tjerë telefonikë, pos atij 129 të sallës qendrore operative.
Nr. ORGANI TEL
1 Qendra e Informimit Legal të SHKB 04271735
2 Zyra e SHKB-së Qarku Berat 03231026
3 Zyra e SHKB-së Qarku Durrës 05230212
4 Zyra e SHKB-së Qarku Dibër 02184903
5 Zyra e SHKB-së Qarku Elbasan 05440392
6 Zyra e SHKB-së Qarku Fier 03425630
7 Zyra e SHKB-së Qarku Gjirokastër 08468272
8 Zyra e SHKB-së Qarku Korçë 08245720
9 Zyra e SHKB-së Qarku Kukës 02423688
10 Zyra e SHKB-së Qarku Lezhë 02153483
11 Zyra e SHKB-së Qarku Shkodër 02248787
12 Zyra e SHKB-së Qarku Vlorë 03328390
13 Zyra e SHKB-së Qarku Tiranë 04 234847
Nr. ORGANI TEL
1 Salla Operative e Policisë së Shtetit 04 253 022
2 Salla Operative e Policisë së Shtetit 04 371 721
3 Salla Operative Qarku Berat 032 37767
4 Salla Operative Qarku Durrës 05 237171
5 Salla Operative Qarku Dibër 0218 4888
6 Salla Operative Qarku Elbasan 054 44444
7 Salla Operative Qarku Fier 034 21519, 24019, 20819
8 Salla Operative Qarku Gjirokastër 0846 8437
9 Salla Operative Qarku Korçë 0824 5556
10 Salla Operative Qarku Kukës 0242 3747
11 Salla Operative Qarku Lezhë 0215 3337
12 Salla Operative Qarku Shkodër 022 42323
13 Salla Operative Qarku Vlorë 033 22950
14 Salla Operative Qarku Tiranë 04 248333