Lirohet Dida, vetëm një javë burg
26/11/2004 TIRANË – Ish-komisar Ilirjan Dida, akuzuar për gjobëvënie dhe prishje të pronës në bashkëpunim, i hiqen prangat në sallën e gjyqit. Gjyqtari Gurali Brahimllari, i cili në datën 20 nëntor dha për Didën masën e arrestit burg pa afat me kërkesë të Prokurorisë, dje e ndryshoi këtë masë po me kërkesë të saj. Tri ditë më parë, avokati Asaf Hadëraj kërkoi ndryshimin e gjendjes së arrestit për të pandehurin Ilirjan Dida. Për avokatin Dida duhet të lihej në masën e arrestit detyrim për paraqitje, por Prokuroria mendonte ndryshe. Ndonëse përfaqësuesit e akuzës deklaruan dje, se për Ilirjan Didën, brenda një afati dhjetë ditor hetimesh, janë zbutur rrethanat dhe pozicioni i tij ka ndryshuar, masa nuk duhet të jetë ajo e detyrimit për paraqitje, por e arrestit shtëpiak. Për akuzën, kjo masë nuk e pengon hetimin e mëtejshëm. Megjithëse rrethanat e hetimit janë lehtësuar për Didën, prokurori Genci Qano deklaroi dje se ai përsëri mbetet i dyshuari kryesor për ngjarjen që lidhet me gjobëvënien dhe shkatërrimin e pronës së tjetrit. Tri ditë më parë gazeta paralajmëroi lirimin e Didës, pasi dëshmitë prova ishin lëkundur dhe nuk shërbenin kundër.
Gjykatësi
Gjyqtari Gurali Brahimllari e ndryshoi masën e sigurimit për Didën, jo sepse kishin ndryshuar rrethanat e hetimit apo se gjendja e tij shëndetësore për shkak të grevës së urisë ishte rënduar, por për vetë faktin se gjykata nuk mund të japë një masë arresti më të rëndë se ajo që kërkon akuza. Për të greva e urisë nuk përbën rrethanë lehtësuese për të ndryshuar masën e arrestit, pasi i pandehuri ka patur të gjithë shërbimin e duhur në Spitalin e Burgut, por e ka refuzuar këtë me dëshirën e vet.
Provat
Prokurorët Genci Qano dhe Etjen Kapo deklaruan dje para gjykatës, se provat e grumbulluara që nga dita e arrestimit të Ilirjan Didës, kanë folur disi në favor të tij. Kështu është pyetur dhe ripyetur i pandehuri Erjon Qeraj, i cili me dëshminë e tij të parë ka implikuar Ilirjan Didën dhe Emiljano Tahon. Qeraj në dëshminë e dytë është shprehur se telefonata që ka shkuar në drejtim të shtetasit Fatos Hamzallari, ka qenë një gabim. Qeraj tha se kjo telefonatë, e cila u mor si kërcënim për dorëzimin e një shume 100 mijë eurosh, duhej të shkonte në drejtim të telefonit të shtetasit me mbiemrin Ceku. Nuk dihet saktë se çfarë lidhje ka shtetasi Ceku në këtë histori, por e sigurt është fakti që në gjobëvënien prej 100 mijë euro kanë lidhje të tjerë persona. Për organin e akuzës, historia është e vërtetë dhe Ilirjan Dida mbetet ende i dyshuari kryesor. Gjykata tha dje se duke qenë ende i dyshuar për ngjarjen, Dida nuk mund të dërgohet në arrest shtëpie, me preteksin se janë lehtësuar rrethanat e hetimit.
Bashkëpunëtori
Lirohet me kërkesë të Prokurorisë edhe Emiljano Taho, i marrë nën cilësinë e personit të dyshuar për gjobëvënien e shtetasit Fatos Hamzallari. Dy prokurorët e kësaj çështje thanë dje, se shtetasi Emiljano Taho nuk ka lidhje me këtë ngjarje dhe kjo ka dalë nga hetimet paraprake. Kërkesa për lirimin e Tahos u bë dy ditë më parë. Ndërkohë dje në orët e pasdites, Taho u la i lirë me vendim të gjyqtarit Gurali Brahimllari. Sipas akuzës, Taho është vënë në pranga vetëm në sajë të një ngatërrese. Të gjithë pozicionin e tij e sqaroi i pandehuri Erjon Qeraj. Por prokurorët thanë dje se hetimet po vazhdojnë në mënyrë intensive dhe se të tjerë persona janë të implikuar në këtë ngjarje. Për Tahon, gjykata dha si masë arresti atë të detyrimit për paraqitje.
Disa nga akuzat pas arrestimit të fundit
Armëmbajtje pa leje
Gjobëvënie dhe prishje të pasurisë së tjetrit në bashkëpunim
Kërcënim për jetën
I sapoliruari: Akuza, shpifje të SHKB me urdhër të Toskës
"Kam dhjetë ditë që qëndroj në arrest burgu si pasojë e shpifjeve të montuara nga specialistë të Shërbimit të Brendshëm të Ministrisë së Rendit Publik, të cilët mund të jenë më të fortë se Igli Toska. Ndërkohë që nga shkurti i këtij viti Shërbimi i Brendshëm është vënë kundër meje me urdhër të Igli Toskës. Do t'i thoja Igli Toskës të hiqte dorë nga lufta kundër specialistëve të vjetër dhe personave, të cilët kanë luftuar krimin në kohën kur ai merrej me larje pjatash. Arrestimi im është nga ministri, me qëllim për të mbuluar largimin e ushtarakëve të vjetër dhe të drejtë në detyrë. Largimi ka qenë i pamotivuar dhe kjo është një nga arsyet e luftës së nisur prej krerëve të Ministrisë së Rendit". Kjo është një pjesë e deklaratës së bërë nga ish-komisar Ilirjan Dida, menjëherë pas lirimit nga salla e gjyqit dje, në orën 13.45 minuta me vendim të gjyqtarit Gurali Brahimllari. Më pas, Dida u shpreh se ka vënë re që nga dita e arrestimit se Prokuroria e tanishme nuk ka asnjë ndryshim nga ajo e kohës së diktaturës. Dida në fund të deklaratës tha se, ministri Igli Toska nuk e ka qytetarinë që të dalë e të thotë se kallëzimi i bërë nga vetë ai, në 16 shkurt të këtij viti, për ngjarjen e Shën Mërisë, është pushuar. Sipas Didës, për këtë ngjarje i akuzuar duhet të merret shefi i komisariatit të Kuçovës, Behar Pipero. Ndërsa për ngjarjen e gjobëvënies së baxhanakut, Dida tha se këtë e di vetëm Erjon Qeraj. Ai e quajti një inskenim të gjithë këtë ngjarje.
Arrestimi i Ilirjanit më 17 nëntor
Në darkën e 17 nëntorit 2004, rreth orës 21.00 të darkës, specialët e kryeqytetit kanë prangosur ish-policin në banesë. Gjobëvënie dhe prishje të pronës së tjetrit në bashkëpunim është akuza e ngritur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, për Didën. Këto akuza i janë shtuar vargut të gjatë të akuzave që rëndojnë mbi të sapoarrestuarin. Veprimet e Prokurorisë dhe policisë janë bërë pas denoncimit të baxhankut se i kanë kërkuar para dhe i kanë djegur njërin nga dyqanet. Mësohet se i kërkuari ka qenë në banesën e tij, kur grupi i gatshëm i policisë ka vajtur dhe ia ka ndryshuar adresën e vendndodhjes.
Ndryshimi i thënieve të dëshmitarit
"Nuk është e vërtetë që Ilirjan Dida më ka detyruar që të kërcënoj Fatos Hamzallarin. E gjithë historia që dëshmova ditën e arrestimit tim është një skenar i përgatitur nga unë. Nuk ka asnjë bazë reale, ku mund të mbështeteni ju për të vijuar hetimet. Këto pohime që po them tani, të jeni të sigurtë se do t'i përsëris dhe në sallën e gjyqit", këto ishin fjalët e Erion Qeres, që rrëzuan në pak sekonda hetimet mbi dosjen "Dida".
Kështu e vetmja dëshmi në ngarkim të gjobëvënësve shembet në pak ditë. Provat e tjera që posedohen nuk mund të merreshin në konsideratë. Ato janë në kuadrin e përgjimeve të shkëputura, që avokatët e të pandehurit Ilirjan Dida nuk i kanë njohur si prova për ta dënuar të arrestuarin.
17 nëntor 2004
Arrestohet në banesën e tij ish-komisari Ilirjan Dida, pas një arresti të firmosur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda
18 nëntor 2004
Ilirjan Dida fillon grevën e urisë në qelitë e komisariatit. Për të dytën herë, Dida nuk pranon të marrë ushqimin në shenjë proteste
20 nëntor 2004
Gjykata e Krimeve të Rënda vendos masën e sigurisë burg pa afat për Ilirjan Didën, duke miratuar kërkesën e Prokurorisë për akuzat
25 nëntor 2004
Gjykata e Krimeve të Rënda vendos lirimin e ish-komisar Ilirjan Didës dhe të bashkëpunëtorit të tij. Për Didën, gjykata vendos masën e sigurisë arrest shtëpie
Dënimi nga Gjykata e Gjirokastrës
Gjykata e Shkallës së Parë e Gjirokastrës ka vendosur disa kohë më parë dënimin me 4 vjet burg për nënkolonel Ilirjan Didën, ish-kryepolici i Beratit, si dhe me 3 vjet burg shoferin e tij, Asllan Rama. Dida, sipas trupit gjykues, akuzohej për veprën penale të mitmarrjes në kohën kur ishte shef i Komisariatit të Policisë së Gjirokastrës në vitin 1998. Sipas gjykatës, akuza e Prokurorisë se Ilirjan Dida ka marrë nëpërmjet shoferit të tij, Asllan Rama, 4 milionë dhrahmi greke, për lirimin e një personi të akuzuar për grabitjen e Bankës së Gjirokastrës gjatë trazirave të dhunshme të vitit 1997, u provua gjatë seancave të gjykimit.
Akuza ndaj ish-drejtuesit të policisë lidheshin me ngjarjet e ’97-ës, atë të vjedhjes së Bankës së Kursimeve, ku mendohet të jenë implikuar shumë persona.
Përjashtimi nga radhët e policisë vitin e shkuar
Afro 1 vit më parë, Ministria e Rendit Publik deklaroi përjashtimin nga Policia e Shtetit të drejtorit të Qarkut të Beratit, Ilirjan Dida. “Flakja” e komisarit u përligj me akuzën, sipas së cilës ai kishte marrë pjesë në vrasjen e Gjergj Gushalit. Më pas, kur Dida hyri në grevë urie, për të protestuar ndaj shkarkimit, dikasteri blu shtoi dhe akuza të tjera. Ndër to, më e rëndësishme ajo e vrasjes së Shaban Vokës, në Kukës, kur komisari ishte drejtor i Policisë së Qarkut. Gjyqet e Ministrisë së Rendit Publik me Ilirjan Didën vijojnë ende.