Karina Semina, Nina u dashurua me Shqiperine

00/00/0000 Kthimi i djalit plangprishës
Vetëm me dy vepra të përkthyera, deri tani, në shqip, shkrimtari francez Andre Gide, mund të konsiderohet shumë mirë si një ndër kolosët e shekullit të XX, më pak të njohur nga lexuesi ynë – natyrisht, në qoftë se nuk ka ndonjë që s’i është përkthyer asnjë gërmë.
Gide, një nga figurat më të spikatura dhe më me influencë të gjysmës së parë të shekullit të kaluar, është një autor, të cilit është e mira t’i lexohen jo vetëm kryeveprat dhe veprat më pak të rëndësishme, por gjithçka që ka lënë mbi letër. Përfaqësuesit kryesorë të ekzistencializmit, Kamyja dhe Sartri, janë dy nga autorët post-Gide të ndikuar fuqishëm prej tij.
Gide ishte së pari poet e novelist (në 1947 u shpërblye me çmimin Nobel), por ai spikati edhe si kritik letrar, mbrojtës i të drejtave sociale, madje, edhe “zëdhënës” për të drejtat e homoseksualëve; me pak fjalë: një individ i gatshëm të ngrinte zërin dhe të përfshihej në problemet më të mprehta të kohës së vet. Ishte në natyrën e tij të prekte pikërisht ato gjëra që do ta trazonin lexuesin, madje, jo vetëm lexuesin, por edhe miqtë e tij.
Ashtu si shumë bashkëkohës të vet, jo vetëm në Francë (George Oruwell-i në Angli, për shembull) edhe Gide në vitet tridhjetë, flërtoi me komunizmin prej të cilit hoqi dorë, dhe e denoncoi madje, pas zhgënjimit që pësoi gjatë një vizite në Bashkimin Sovjetik.
Vepra e tij letrare, në përgjithësi, synon ekzaminimin e çështjeve morale dhe, sinqeriteti me të cilën ai flet, shpesh ka ndikuar që të krahasohet me Montagne-in. Besimi fetar është një nga nëntekstet konstant në romanet e tij, të cilën lexuesi shqiptar duhet ta ketë vënë re te “Simfonia Pastorale”. Së fundi, po na jepet një tjetër mundësi për t’u “takuar” me Gide-në: ka dalë në shitje, vëllim më vete, novela “Kthimi i djalit plangprishës”.
Historia e novelës është parabola e vjetër biblike: djali që braktis shtëpinë në kërkim të një bote të panjohur, e cila, në ëndrrat e tij, është simboli i botës së lirë dhe përfundimi dihet: kthimi me dështim. Ajo çfarë e bën pikante këtë prozë të shkurtër, të lexueshme për më pak se gjysmë ore, është fakti që plangprishësi – kështu e thërret autori presonazhin – ka edhe një vëlla më të vogël, dhe kur i pari kthehet në shtëpi, i dyti është në atë pikë ku zë fill edhe versioni tradicional i historisë: dëshira e djalit (të dytit, në këtë rast) për të braktisur shtëpinë, ose siç e thotë ai: “Dëshira për të qenë i lirë të zgjedhim robërinë tonë”. Gjithkush mund të mendojë se përvoja e vëllait të kthyer mund të shërbente shumë mirë si një paralajmërim për vëllain e vogël, por, kur lexon novelën, kuptohet qartë pse plangprishësi mendon ndryshe.
Kjo novelë, e shkruar midis dy veprave kryesore të Gide-së, “Imoralisti” dhe “Porta e ngushtë”, ngjalli reagime te miqtë e tij katolikë, Paul Claudel, Francis Jammes dhe Charles-Luis Philipe, të cilët shkruan letra ku e dënonin novelën.
Vepra (përkthyer nga Alket Çani, botuar nga Ombra GVG) është pajisur me një shënim të shkurtër të autorit, prejt të cilit po citojmë një pjesë: “Siç bëhej në triptikët e vjetër, kam pikturuar këtu, për kënaqësinë time të fshehtë, parabolën që na rrëfeu Zoti ynë Jezu Krishti. Duke e lënë të hallakatur e të paqartë frymëzimin e dyfishtë që më jep zemër, nuk kërkoj të vërtetoj fitoren mbi mua të asnjë Zoti – as fitoren time”.
Çelo Hoxha
Bytyçi, guxim nga “Pengu i Shqipërisë”
Libri “Shqipëria, peng i një demokracie të manipuluar” është një përmbledhje e shkrimeve të autorit Enver Bytyçi në revistën “Koha”, në periudhën 1998-2002. Është një përzgjedhje e këtyre shkrimeve, të cilat përmbajnë temën e mësipërme. Ky libër tregon me fakte dhe argumente të pakundërshtueshme, se Shqipëria prej vitit 1997 është peng i qeverisë shqiptare, e cila erdhi në pushtet dhe mbahet në pushtet përmes dhunës, vrasjeve e torturave kundër atyre njerëzve, që mendojnë ndryshe nga ajo dhe nëpërmjet manipulimit të të gjithë veprimtarisë së saj.
Libri, në botimin e tij nuk ndjek kronologjinë e botimeve sipas datave në vijimësi. Shkrimet janë grupuar në katër pjesë. Të gjitha shkrimet bëjnë fjalë për përkushtimin e autorit ndaj çështjes kombëtare të shqiptarëve dhe raportet e qeverisë së socialistëve shqiptarë të Tiranës me këtë çështje. Përveç analizave, në këtë pjesë gjendet edhe një reportazh vëzhgimi, i shkruar nga autori në qytetin e Gjirokastrës, të cilin ai e ka titulluar “Gjirokastra si Mitrovica”. Argumentet dhe shembujt e shumtë të prezencës greke në Shqipëri, veçmas në Gjirokastër, përbëjnë vetëm një aspekt të veprimtarisë diversioniste të Athinës kundër shqiptarëve dhe Shqipërisë. Por në këtë pjesë, kritika të ashpra, autori i drejton gjithashtu bashkëpunimit të Qeverisë shqiptare me qeverinë dhe segmentet e tjera antishqiptare të Greqisë, bashkëpunim ky që ndihmon Athinën në realizimin e synimeve të saj antishqiptare. Lexuesi merr në dorë një libër me vlera, në të cilin nuk jepet vetëm kronologjia e atyre që kanë ndodhur gjatë afro katër viteve, por janë bërë analiza të thella, me konkluzione të qarta për të sotmen dhe për të ardhmen. Qëllimi i këtij botimi duket se është evidentimi i asaj çfarë ndodh në vendin tonë, por edhe asaj çfarë nuk duhet të ndodhë në të ardhme, që Shqipëria të mos mbetet peng i askujt.
Besnik Konçi
“Shqipëria, vendi më i vogël e më i dobët i Evropës, që e fitoi pavarësinë kombëtare në fillim të shekullit XX, në vitin 1912, në jubileun e vet të njëqind vjetorit si shtet, duhet të ndahet më në fund nga emri i vendit më të varfër të Evropës, i cili e ka ndjekur pas gjatë gjithë kësaj kohe”, kështu shprehet Nina D. Smirnova, (1928-2001) doktore e shkencave historike, albanologe dhe përkthyese, që është një nga autoret më serioze që është marrë me studimin dhe interpretimin e historisë shqiptare. Ajo është e njohur jo vetëm në botën akademike ruse, por edhe në arenën ndërkombëtare për qëndrimet që ka mbajtur ndaj Shqipërisë dhe kontributin në pasurimin e historiografisë shqiptare me argumente, interpretime dhe dëshimi arkivash të panjohura dhe të paqëmtuara gjer sot.
Nina D.Smirnova është autore e gjashtë monografive historike kushtuar marrëdhënieve ndërkombëtare, rajonit ballkanik në periudhat më të ndezura e të trazuara të këtij shekulli. Katër nga këto studime i kushtohen Shqipërisë dhe problemit shqiptar në Ballkan. “Politika ballkanike e Italisë fashiste. Vështrim i historisë diplomatike (1936-1941)” dhe “Politika e Italisë në Ballkan. Vështrim i historisë diplomatike të viteve (1922-1935)” janë dy nga veprat e tjera madhore të kësaj autoreje.
Nina Smirnova në librin “Historia e Shqipërisë përgjatë shekullit XX”, promovuar një ditë më parë nga shtëpia botuese ‘Ideart”, sjell dëshmi dhe fakte të reja përmes shfrytëzimit të arkivave të panjohura të Moskës, Beogradit, Parisit, Berlinit, Londrës, Romës, Athinës e Tiranës. Në këtë botim voluminoz prej gati 800 faqesh, përfshihen mbi 250 bibliografi të reja, të panjohura më parë. Smirnova ishte njohëse e shkëlqyer e gjuhës shqipe dhe njihte fare mirë frëngjishten, italishten dhe anglishten, lexonte gjermanisht dhe greqisht. Këndvështrimet nga e cila ajo e sheh historinë e Shqipërisë hedhin dritë mbi mjaft anë të errëta, të shtrembëruara e pak të njohura mbi figurat, personazhet, personalitetet dhe momentet historike më kulmore gjatë shekullit XX-të.
Karina Semina
Nina u dashurua me Shqipërinë
Në çastet e fundit kur po vdiste albanologia ruse, Nina Smirnova, thirri miken e saj më të ngushtë Karina Seminën, për t’i lënë porosinë e fundit, amanetin që nuk mundi ta realizonte vetë sa ishte gjallë. Botimi i librit “Historia e Shqipërisë në shek. XX” do ta nxiste historianen tjetër ruse, Seminën, që të merrte pak ditë më parë rrugën drejt Shqipërisë. Duke pasur në mendje adhurimin e saj për albanologen me karakter të fortë dhe me shumë miq shqiptarë, Karina ka qenë prezente dhe në ardhjen e botimit në shqip. “Më duket sikur do të shkoj në Rusi për t’i treguar Ninës gjithçka ndodhi këtu në Shqipëri”, ka thënë plot emocion rusja e thjeshtë, Karina.
Miqtë më të mirë të Ninës ishin shqiptarët, që e bënë të dashuronte gjuhën dhe vendin e vjetër të Ballkanit. Karina sot kthehet në Rusi, duke lënë në shqip botimin e vetëm dhe të parën në historinë e Shqipërisë nga studiues sllavë, nga mikja e saj albanologia Nina Smirnova.
Si jeni njohur me Ninën?
Nina ishte mikja e familjes sonë. Prindërit e mi e njihnin qysh para se të lindja unë. Ajo u bë shoqja ime më e ngushtë. Por mund të them me siguri se ajo ishte pjesëtare e familjes sonë. Ajo ishte gjithmonë prezente në ceremonitë familjare, festat apo përkujtimet tona. Nina ishte personi që influencoi në përzgjedhjen time të karrierës, për t’u bërë historiane, duke vazhduar studimet në Institutin Historik në Moskë, në të njëjtin institut që është diplomuar dhe Nina.
Çfarë ju shtyu të merrnit përsipër botimin e librit historik të albanologes?
Kur filloi të shkruante librin, ajo kishte një dëshirë të paepur, për ta parë këtë libër të publikuar, sa ishte gjallë. Por ajo kishte shumë vështirësi për të gjetur financime. Dhe për më tepër, që në vitet e fundit ajo kishte një gjendje shëndetësore shumë problematike, të rënduar. Ajo vuante nga zemra. Ndaj shpesh shprehej, dhe ishte shumë e shqetësuar, sikur ta parandjente për botimin sa më parë të këtij libri.
Para se të vdiste, në momentet e fundit kur nuk do të përfundonte në dyert e spitalit, Nina më dorëzon librin duke më thënë: “Ky është libri dhe nëse unë vdes përgjegjësia është e jotja për ta botuar”. Pas këtij amaneti ajo vdiq shumë shpejt, në qershor të 2001-shit.
Mund të na tregoni se si i kishte vendosur Nina marrëdhëniet me Shqipërinë dhe se çfarë nxitje kishte për t’u marrë me studimet albanalogjike?
Studimet për Shqipërinë, Nina i ka nisur qysh në vitet e para të Universitetit. Ajo ka studiuar gjuhën shqipe në universitet. Në atë kohë ka pasur edhe shumë studentë shqiptarë në Moskë. Midis tyre ka pasur shumë miq, me të cilët ka mbajtur miqësinë për gjatë gjithë kohës.
Fillimisht, ajo mësoi gjuhën, por kur marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Rusisë u prishën, u bë mjaft e vështirë mbajtja e këtyre miqësive. Gjithë këndvështrimi i saj nuk u transferua më vetëm për gjuhën shqipe, por dhe në historinë e Shqipërisë. Fillimisht ka studiuar epokën pas Luftës së Dytë Botërore, sidomos u mor me studimin e marrëdhënieve midis partive komuniste të Shqipërisë, Rusisë, Greqisë dhe Jugosllavisë.
Për të gjitha këto, si dhe për të plotësuar dokumentacionin e studimeve të saj, Ninës iu desh të gërmonte me vite të tëra në arkivat e Italisë, Francës, Spanjës, duke dalë deri në SHBA. Gjithashtu, ajo shfrytëzoi dhe mjaft arkiva të Rusisë, sidomos pas periudhës së Perestrojkës, pasi më parë ato ishin të mbyllura. Vetëm pas viteve 1985, Nina u ngul aty duke zënë kohën më të madhe të saj studimore.
Cili ka qenë reagimi i studiuesve dhe historianëve, përballë polemikave me tone mbrojtëse të çështjes shqiptare nga albanologia përballë politikës sllaviste?
Kam frikë se nuk di aq shumë detaje sa më kërkoni, por di t’ju them se ajo ka qenë publiciste shumë e mirë. Ajo ka pasur mjaft artikuj publicistë nëpër gazeta. Të shkruante polemika, mjaft letra të hapura, plot guxim dhe tone disi të ashpra, ky ishte karakteri i Ninës, preferenca e saj.
Sa për vështirësitë mund të them se gjithnjë ajo është përpjekur të anashkalonte problemet nacionale, duke mos i kushtuar rëndësi. Ajo mbronte çështjen shqiptare, duke u nisur nga arsye profesionale dhe frymërave të kundërta iu është përgjigjur gjithnjë duke i injoruar.
Për çfarë dallonin polemikat e Ninës?
Të gjitha polemikat që ka bërë si albanologe, Nina ka debatuar gjithmonë në fushën e saj më të studiuar dhe të njohur mjaft mirë, të cilat kishin të bënin me mbrojtjen e kulturës shqiptare dhe të çështjes së gjuhës shqipe. Ajo ka pasur një pjesë të polemikave për luftën në Kosovë.
Sa kohë i ka marrë përgatitja e botimit mbi historinë e Shqipërisë?
Mendoj se ishte gjithë jeta e saj, ishte libri i jetës së saj. Gjithë puna studimore që ka bërë në jetën e saj, Nina e ka përmbledhur me këtë libër.
Si është pritur në qarqet akademike të Rusisë ky botim?
Është vështirë ta them, por nuk ka patur shumë njerëz të interesuar për këtë libër. Është i njohur vetëm në një limit mjedisesh historianësh dhe akademikësh.
Prandaj jam shumë e lumtur që libri është përkthyer në gjuhën shqipe. Ky botim është shumë i rëndësishëm për njerëzit këtu në Shqipëri, sepse është historia e Shqipërisë e shkruar nga një ruse.
Po në vendet e Ballkanit është përkthyer ky botim?
Shtëpia botuese që e ka botuar në Rusi po përpiqet ta përkthejë në anglisht, por nuk kanë përcaktuar akoma se ku do të jetë tregu i ardhshëm.
Po ju sa jeni influencuar nga albanologia në këtë histori?
Është e çuditshme, sepse ashtu siç është ndjerë Nina pjesë e këtij vendi, atë po përjetoj edhe unë. Kam një ndjesi të befasishme, duke qenë midis jush, duke folur për të, më duket sikur të kthehem atje, në Rusi, do t’i tregoj gjithçka asaj për këtë çfarë ne po bëjmë për librin e saj në Shqipëri. Kjo, ndoshta, pasi po prek amanetin. Kam takuar këtu miq të saj, që i ka pasur prej kohës së shkollës, të cilët më kanë treguar histori ashtu siç ka qenë Nina në realitet. Me çfarë po përjetoj këtu në Shqipëri, e ndiej Ninën akoma të gjallë, gjë që tregon se ajo ka pasur një karakter shumë të fortë.
Cilat ishin kujtimet e Ninës për miqtë e Shqipërisë?
Më ka folur shumë. Mund t’ju them se ajo kishte një veti të veçantë për miqësinë; nëse zinte miq, ajo i ruante për gjithë jetën. Ajo nuk bënte mik këdo, ishte tepër selektive. Por ajo bëhej një mike e devotshme për gjithë jetën.
A ishte influencuar studiuesja nga miqtë e saj, prej të cilëve u shty të merrej me historinë e Shqipërisë?
Po, është tërësisht e vërtetë, kanë qenë miqtë shqiptarë që e shtynë atë të njohë më mirë kulturën shqiptare dhe gjuhën shqipe, e më pas është dashuruar me të. Mendoj se kjo miqësi ka influencuar që ajo të merrte dhe t’ju rikthehej gjithë jetën e saj problemeve të Shqipërisë.
Intervistoi: Violeta Murati
Smirnova, udhëtimi në koshin e motoçikletës
“Materiale unikale arrita të siguroj në arkivin e Luftës Nacionalçlirimtare në Tiranë, ku gjatë viteve 1955-’56 punova në përfaqësinë e komitetit shtetëror të Këshillit të Ministrave të BRSS, për lidhjet ekonomike me vendet e tjera. Udhëheqësja e komitetit më caktoi një “ditë biblioteke” në javë dhe unë shkoja në rrethinat e Tiranës, ku në aneksin e burgut të qytetit ndodhej ndërtesa e arkivit.
Shefi i atëhershëm i arkivit, koloneli Veli Dedi, partizan dhe pjesëmarrës në Luftën e Spanjës, më mundësoi edhe udhëtimin, një vend në koshin e motoçikletës. Isha e vetmja vizitore dhe kurrë nuk takova ndonjë studiues tjetër në sallën e leximit. Pyetjes sime se si shpjegohej ky ç’interesim në lidhje me studimin e dokumenteve, V.Dedi iu përgjigj tepër sinqerisht: “Shoqja Nina, unë e di se në Bashkimin Sovjetik, secili që del jashtë shtetit kontrollohet me kujdes. Unë nuk i kam të tilla mundësi. Prandaj dhe nuk i lejoj të tjerët këtu. Pas rënies së regjimit komunist në Shqipëri, në vitin 1991, dolën në dritë dëshmi dokumentare të një lloji ndryshe, të cilat mundësojnë trajtimin plotësues, por që nganjëherë edhe e përmbysin rrënjësisht përfytyrimin për proceset që kanë ndodhur në shoqërinë shqiptare, si në periudhën midis dy luftërave, ashtu dhe gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore”.