Më jep 17 milionë, të nxjerr djalin nga burgu
26/11/2004 Islam Bardhi përfundon në prangat e policisë pas denoncimit të depozituar nga i ati i një të burgosuri. Efektivi i Gardës së Republikës i kishte marrë Shyqyri Zykollarit 17 milionë lekë për t'i nxjerrë nga burgu të birin.
Mashtrimi
"Islam Bardhi më ka marrë 17 milionë lekë. Më premtoi se do të më ndihmonte për të nxjerrë nga burgu tim bir. Emiljano është dënuar me 8 vjet për shfrytëzim prostitucioni. Gardisti më kishte plot 24 milionë lekë, por 6 mijë euro m'i ktheu para ca kohësh", kështu e nisi denoncimin e tij para oficerëve të policisë gjyqësore në Prokurorinë e Tiranës, Shyqyri Zykollari. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, bëjnë të ditur se i moshuari u kishte rrëfyer historinë e lidhjes me mashtruesin. Islam Bardhi ishte njohur rastësisht me të, nga një mik i përbashkët. Në bisedë e sipër, gardisti kish mësuar se i biri i Zykollarit ishte në burg. Që në çastin e parë i kishte premtuar ndihmë. Por, kundrejt shumave të mëdha, pasi, sipas mashtruesit, i duheshin për të joshur funksionarët për të dhënë Ok-in për lirimin. Historia kishte nisur një vit më parë. Sa herë që takoheshin, Islam Bardhi i kërkonte të moshuarit nga Pogradeci me banim në Kombinat, para të tjera. Pas plot një viti, Zykollari kishte dorëzuar në duart e punonjësit të Gardës 24 milionë lekë. E megjithatë, Emiljano vijonte të vuante dënimin. Kur humbi shpresat për ta parë të birin në liri, denoncuesi i kishte kërkuar mashtruesit shpjegime. Në rast se nuk ishte në gjendje ta ndihmonte, duhet t'i kthente paratë. Këtu nisi dhe konflikti mes palëve. Bardhi duket se nuk i kishte më paratë, ndaj gjente justifikime në çdo takim që bënte me plakun. Pas shumë grindjesh i kishte kthyer para pak kohësh 6 mijë euro, duke e zbritur borxhin në afro 17 milionë lekë. Kusurin, i kishte premtuar t'ia jepte ditë më pas, por nuk e mbajti.
Ndalimi
Në këto kushte, Shyqyri Zykollari vendosi të kërkonte ndihmën e organeve të rendit. Menjëherë efektivat e antikrimit ekonomiko-financiar në Drejtorinë e Tiranës, ekzekutuan urdhërndalimin e firmosur nga prokurori. Islam Bardhi u vu në pranga. Të njëjtat burime saktësojnë se, gardisti nuk e ka pranuar akuzën e pogradecarit. "Nuk është e vërtetë që unë i kam marrë këtij 24 milionë lekë. Për hir të së vërtetës duhet të them se e njoh Shyqyri Zykollarin nga një mik i përbashkët. Me aq sa kam mundësi jam përpjekur ta ndihmoj", dëshmoi i ndaluari para grupit hetimor. Sipas tij, gjithçka kishte bërë lidhur me interesimin, ishte gratis. Sipas Bardhit, Zykollari nuk i kishte dhënë asnjëherë para, pasi ai nuk kishte asgjë në dorë për t'i nxjerrë të birin nga burgu. "Më ka dhuruar vetëm një motor tip 'Papaq' si shenjë falenderimi. Ju betohem që asgjë tjetër nuk kam marrë nga ky njeri, që sot më akuzon", vijon rrëfimin i ndaluari. Ndërsa grupi i oficerëve të SAEF-it vijon hetimet mbi çështjen, burimet shprehen se Emiljano Zykollari, i biri i denoncuesit, është dënuar me vendim të formës së prerë. Para 4 vjetësh, ai ka nxjerrë në rrugë, duke detyruar të prostituojë të fejuarën e tij. Historia e tij nis kur u fejua me një vajzë nga fshatrat e Korçës. Duke qenë se Zykollarët kishin bërë shtëpi në Kombinat, adoleshentja u josh dhe pranoi të lidhte jetën me Emiljanon. Pak ditë pas ceremonisë, ata u nisën në perëndim, ku burri e detyroi të dilte në rrugë. Pas kthimit në atdhe, 2 vjet më pas, ajo e denoncoi në polici. Emiljano Zykollari u arrestua pak muaj pas denoncimit në shtëpinë e tij. Nuk kishte veçse 2 ditë që kishte ardhur me pushime nga Suedia, kur forcat e rendit të Komisariatit nr.2 e vunë në pranga.
Martesa në qeli me suedezen
Si të mos mjaftonte fakti që trafikoi të fejuarën, Emiljano Zykollari erdhi në Shqipëri së bashku me një grua të re. Kandidatja për nuse ishte suedeze dhe erdhi në vendin tonë për t'u njohur me prindërit e të shoqit. Ndonëse shumë vjet më e vjetër se pogradecari, të gjithë familjarët dhanë pëlqimin për martesën. Favoritja kishte nënshtetësi suedeze dhe mund ta ndihmonte për të bërë dokumentet si dhe ta sistemonte atje. Por, nuk mundën t'i gëzonin pushimet më tepër se 2 ditë. Të tretën, policia kriminale e prangosi djaloshin që ishte fshehur poshtë lavamanit në kuzhinën e gatimit. Duket se e huaja e dashuronte shumë Emiljano Zykollarin. Ndaj burgosja nuk e ndali që të realizonte ëndrrën e lënë përgjysmë. Ata u martuan në qeli, një ditë prilli të vitit 2003. Paskëtaj, suedezja qëndroi disa ditë te prindërit e burrit, për t'u rikthyer më pas në atdheun e saj. Ajo tha asokohe se do ta priste Emiljanon sa të dilte nga burgu, pasi i kishte premtuar se do të qe gjithnjë e tija.