Përfundon zhvendosja e rrjetit elektrik në segmentin e autostradës Morinë – Kukës – Fushë Dokagjin

Punimet në segmentin e autostradës Morin-Kukës-Fushë Dukagjin pritet të ecin me ritme të shpejta pas përfundimit të zhvendosjes së 13 shtyllave të tensionit të mesëm e të ulët si dhe 3 shtyllave të tensionit të lartë. Procesi i lëvizjes së rrjetit elektrik nga traseja e autostradës nuk ka qenë i lehtë për shkak të vështirësive teknike", tha sot inxhinieri i KESH-it Afrim Hoda. Sipas tij, procesi i nisur 2 vjet më parë, nuk ka shkaktuar probleme për 8 firmat e ndërtimit që punojnë në këtë segment të autostradës, të cilat njëkohësisht e financuan këtë proces. Si rrjedhojë e shtrirjes nëntokësore të rrjetit elektrik do të përmirësohet dhe furnizimi i konsumatorëve me energji elektrike, veçanërisht në periudhën e dimrit.
...