Banesat muzeale kthehen në hotele
BERAT - Banesat e lagjeve muzeale kthehen në strehim për turistët e huaj. Mbi 2 mijë turistë e kanë vizituar qytetin e UNESKO-s, por ata kanë gjetur vështirësi në strehimin e tyre. Kjo për pasojë se investimet në hoteleri në këtë zonë janë ende të pakta, çka ka bërë që banorët beratas ta kthejnë banesën e tyre në biznes. Ky numër kaq i madh i turistëve ka befasuar edhe drejtuesit e bashkisë dhe të zyrës turistike. Sipas burimeve, hotelet që ndodhen në këtë qytet nuk e përballojnë fluksin e turistëve pasi numri i tyre vetëm sa po rritet. Ata vijnë me autobusë, makina personale me linja të ndryshme etj. çka është për t’u theksuar fakti se këtë vit në këtë qytet kanë ardhur turistë familjarë. Bashkia në bashkëpunim me familjet e lagjeve “Mangalem” dhe “Goricë” kanë marrë masa për strehimin e tyre. d.xh