E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rruga e Arbrit, shpronësimet në Tiranë



MAT - Shpronësimi i tokave për Rrugën e Arbrit do të menaxhohet nga Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Kështu thotë regjistruesi i zyrës vendore të regjistrimit të pasurive për rrethin e Matit, inxhinier Astrit Farruku. Ai pohoi se në fillim të punimeve u konstatua se kishte mospërputhje të tapive të banorëve të fshatit Plan i Bardhë. Për këtë Farruku i është drejtuar disa herë me shkresa zyrtare ZQRPP-së në Tiranë, duke kërkuar ndërhyrje për zgjidhjen e shqetësimit të banorëve të Bashkisë së Klosit. Me 9 qershor të këtij viti kryeregjistruesi Arben Qirjako ka urdhëruar monitorimin në Zyrën Vendore të Matit të problemeve të konstatuara në regjistrimin e pasurive të paluajtshme në zonat kadastrale në të cilat kalon aksi i Rrugës së Arbrit, kryesisht të pasqyrimit të tyre në hartat treguese të regjistrimit. Muaj më parë banorët nga kalon Rruga e Arbrit dolën në protestë. h.p

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›