Banesat popullore në një botim
27/01/2005
Identiteti ynë kombëtar në botime shkencore
Instituti i Kulturës Popullore ka një specifikë të veçantë në raport me institutet e tjera të Akademisë, jo vetëm se trajton problemet e folklorit dhe etnologjisë, por edhe për arkivat që ka në dispozicion. Nga ana tjetër, këto arkiva krijojnë shumë mundësi, jo vetëm për studime, por edhe botime nga më të ndryshmet, si monografike, ilustrative etj. Viti i kaluar solli disa botime tepër të rëndësishme, ku mund të përmendet vëllimet I, II dhe i III i "Veshjeve popullore" dhe pritet të botohen vëllimet IV e V. Vëllimi i IV do të përfshijë veshjet popullore të zonave veriore, duke e plotësuar kështu kuadrin e veshjeve popullore brenda territorit shqiptar, ndërsa vëllimi i V-të do të përfshijë veshjet popullore shqiptare jashtë territorit administrativ të Shqipërisë, si veshjet në Kosovë, të shqiptarëve në Mal të Zi dhe Maqedoni. Vitin e kaluar ky institut realizoi një ekspeditë dhe, në bashkëpunim me etnografë të Institutit Albanalogjik të Prishtinës, përfundoi fotografimi i veshjeve. Ky bashkëpunim u mundësua financiarisht nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë. Andromaqi Gjergji, Spiro Shkurti, Mark Tirta, Yllka Selimi, Afërdita Onuzi etj., nga Shqipëria, Uk Xhema në Kosovë, janë disa nga autorët që kanë kontribuar në këto studime. Paralelisht pritet të dalë edhe vëllimi i II i "Banesës Popullore Shqiptare", duke përmbledhur kështu të dyja banesat si atë fshatare ashtu dhe atë qytetare, që nga nga shek. XVIII deri në gjysmën e parë të shek. të XX. Një botim shumë i rëndësishëm, nga disa Institute të Akademisë së Shkencave (Historisë, Gjuhësisë, Arkeologjisë), është edhe "Himara ndër shekuj", një botim, i cili trajton shumicën e problemeve të sfondit historiko-kulturor të kësaj krahine. Festivali Folklorik i Prizrenit, që do të zhvillohet në maj të këtij viti, do të shërbejë edhe për organizimin e një simpoziumi shkencor folkloriko-etnografik, i cili do të trajtojë krahinën etnografike të Hasit, që shtrihet nga Shqipëria deri në Kosovë. Të gjitha diskutimet apo kumtesat e këtij simpoziumi do të përfshihen në një botim më vete, që do të trajtojë probleme etnografike dhe folklorike.