Malaj: Lum si ata që do jetojnë në 2015

27/01/2005
Objektivat e mijëvjeçarit
Shqipëria nuk do të jetë kjo që është në vitin 2015. Këtë e pohoi dje me shifra të bukura edhe ministri i Financave, Arben Malaj. Në 2015-ën do të ketë më pak të varfër dhe më shumë të pasur, do të ketë rroga më të larta. Shifrat e publikuara dje nga Malaj, në takimin për prezantimin e Raportit të Objektivave të Mijëvjeçarit, ishin vërtet më të larta. Problem është se ato nuk krahasohen me asnjë shifër tjetër, me asnjë strategji tjetër zhvillimi. Si të tilla, ato janë të pakrahasueshme dhe si të vetme ngelin më të mirat. Malaj theksoi se në vitin 2002: 25.4% e popullsisë së vendit ndodhej në kushtet e varfërisë relative dhe 4.7% në kushtet e varfërisë ekstreme; niveli i papunësisë kapte shifrat 15%; vdekshmëria foshnjore për 1000 lindje të gjalla arrinte në 17.4; vdekshmëria amëtare për 100 mijë lindje të gjalla në 22.7; mesatarja e viteve të shkollimit në 9.5; përqindja e atyre që mbarojnë arsimin bazë 8-vjeçar 98%, shkalla e regjistrimit në arsimin e mesëm 42%, etj. “Dhe si do të jetë Shqipëria në vitin 2015, duke u angazhuar në mënyrë efiçente për arritjen në këto objektiva? Eliminimi total i varfërisë ekstreme dhe zvogëlimi me mbi 60% i varfërisë relative; sigurimi i një treguesi papunësie në nivelin e vendeve të BE-së, 9-10%; reduktimin e vdekshmërisë foshnjore në 10 vdekje/1000 lindje të gjalla, si dhe përgjysmimin e vdekshmërisë amëtare, duke arritur standardet e vendeve të zhvilluara në këto tregues; rritjen në 13.5 të viteve të shkollimit, duke siguruar arsimimin 100% në arsimin e detyrueshëm 9-vjeçar dhe siguruar njëkohësisht që 90% e tyre do të përfundojnë dhe arsimin e mesëm etj.“. Brenda thonjëzave janë premtimet e Malajt për dekadën tjetër.