E Diel, 1 Nëntor 2026

Konkurrentja e KESH-it në tender për energjinë

27/01/2005  

KESH jep 55 milionë euro për energjinë e 2005-ës

Kompania që është duke pritur për të marrë një liçensë për tregti energjie, ka marrë dje pjesë në tenderin e hapur ndërkombëtar të KESH-it për energjinë. „GSA Albania“ është kompania që pret një liçensë nga ERE për të filluar importin e energjisë nga jashtë, duke bërë të mundur furnizimin e biznesit të madh me energji. Pikërisht, kjo firmë ka qenë një nga tre konkurrentët e prezantuar në tenderin ndërkombëtar, së bashku me EFT-në dhe „Montaza“. Por pas hapjes së zarfave, ka rezultuar se „Montaza“ nuk kishte paraqitur çmimin e ofertave të veta, duke u skualifikuar automatikisht nga gara. Kështu, për 55 milionë eurot e KESH-it, do të jenë në lojë kompania shqiptare „GSA Albania“ si dhe EFT-ja. Gjithsesi në ofertat e dorëzuara dje në KESH, „GSA Albania“ ka bërë të qartë se do të konkurrojë për dy tremujorët e parë të vitit, duke i lënë fushë të lirë EFT-së për dy tremujorët e tjerë. Kjo mund të sjellë dhe një përsëritje të tenderit, nisur nga fakti se një kompani nuk mund të jetë e vetme në shpalljen e ofertave. Ofertat e prezantuara kanë treguar se EFT-ja është e gatshme të japë 1.4 milionë MWH në këmbim të 54 milinë eurove, duke kërkuar rreth 1 milion euro më pak se oferta që KESH-i ka hedhur në tregun ndërkombëtar. GSA ka patur oferta më të limitizuara, duke tentuar të shesë te KESH-i energji me vlerë deri në 6 milionë euro. KESH–it do t’i duhet të përcaktojë fituesit dhe të marrë në konsideratë dhe ofertën e kompanisë që, së shpejti do të konkurrojë në tregun e energjisë së bashku me KESH-in.

Kërkesat e KESH

Trem I 400 GWh 36 euro për njësi

Trem II 540 GWh 34 euro për njësi

Trem III 600 GWh 37 euro për njësi

Oferta e EFT

Trem I 395 760 MWH 35.85 euro 14 187 996

Trem II 540 096 MWH 33.90 euro 18 309 254

Trem III 596 160 MWH 37.45 euro 22 326 192

Oferta e GSA Albania

Trem I 70 800 MWH 36 euro 2 548 800

Tem II 110 400 MWH 34 euro 3 753 600

Koncensioni për Lanabregasin, 9 kompani në garë

Ministria e Ekonomisë ka bërë dje prezantimin e projekteve për marrjen me koncension të HEC-it të Lanabregasit nga kompanitë e interesuara për këtë proces. Nga 15 kompani të interesuara në momentin e dorëzimit të ofertave, kanë kaluar fazën e parë vetëm nëntë, të cilat do të vazhdojnë më tej në garën për të marrë në koncension HEC-in e Lanabregasit. Fituesi do të shpalet brenda muajit janar 2005. Ndërkaq, një komision i posaçëm është ngritur për të vlerësuar nëntë projektet e mbetura, në mënyrë që të shpallet oferta më e mirë për koncensionin 30-vjeçar të hidrocentralit të Lanabregasit.

Tetë firmat që konkurrojnë

Wonder & Alfa & T.I.D & Wonder Power

AIG albanian investment group

T.L.C technological Leading. Co.

S.G.A

G.S.A

Lura sh.a

Triss Ndertim

Bindi sh.p.k

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›