Unikal, pa Muze Kombëtar Etnografik

27/01/2005
Shqipëria vazhdon të mbetet, ndoshta, një nga vendet e vetme në botë pa një Muze Kombëtar Etnografik, ndërsa punonjësit e Institutit të Kulturës Popullore vazhdojnë ende të "vetëspecializohen"
Pavarësisht se është një ndër Institutet më të rëndësishme të Akademisë së Shkencave, Instituti i Kulturës Popullore vetëm nga pamja e jashtme e godinës ku ndodhet, të bind se për disa nuk është edhe kaq i rëndësishëm. Fakti që nuk ka asnjë kompjuter në zyrën e drejtueses të Institutit, është një tregues tjetër që ky institucion ka mjaft probleme. "Kërkesat tona kanë qenë si në aspektin e pamjes së jashtme të godinës, por edhe për ekspeditat e ndryshme që duhet të zhvillohen, në pamje të parë duken si kërkesa të shumta, por larmia e vetë problemeve që mbulon Instituti i Kulturës Popullore, të bindin se ka parametra të tjerë në krahasim me institucionet e tjera që varen nga Akademia", thotë për "Metropol" drejtoresha e Institutit, Afërdita Onuzi. Ajo shton gjithashtu se, ky Institut merr një rëndësi të veçantë, pasi trajton çështje të identitetit tonë kombëtar dhe trashëgimisë sonë kulturore. "Pavarësisht se kam patur mirëkuptim nga drejtuesit e Akademisë mbi të gjitha këto probleme, duket qartë se as ata nuk kanë forcën e duhur për të bërë diçka më shumë", shprehet Onuzi. Ndërkohë që edhe në kuadrin e informatizimit mungojnë si infrastruktura e mirëfilltë, ashtu edhe punonjësit e specializuar. "Ndjehemi ende të papërgatitur si duhet për të qenë në nivelin e duhur në lidhje me informatizimin, jo vetëm se kemi shumë arkiva, por edhe se kuadri i nevojshëm mungon", pohon etnologia Onuzi. Pavarësisht se jemi një ndër vendet më të pasura me arkiva të Evropës Juglindore, këto arkiva ende mbeten të pashfrytëzuara, por edhe të paekspozuara. "Në tre vitet e fundit, ne kemi marrë masat që të paktën të përmirësojmë kushtet në të cilat ndodhen këto arkiva, duke vendosur dritare duralumini, duke shtruar pllaka etj., me qëllim që të mos dëmtohen objektet që ndodhen në këto arkiva dhe, shpresojmë që të sigurojmë edhe ajrin e kondicionuar, që do të mundësonte edhe ruajtjen e temperaturave konstante në këto ambiente", thekson Onuzi, duke shtuar se ka mungesa edhe në punonjës të specializuar për përpunimin e këtyre arkivave, "pasi edhe shumë specialistë që kemi janë bërë të tillë në mënyra empirike, ndërkohë që nuk kanë përfunduar fakultetet përkatëse, por vazhdojmë të vetëspecializohemi. I njëjti fenomen vihet re edhe në Laboratorin e Restaurimeve dhe Arkeometrisë, institucion që varet drejtpërsëdrejti nga ky institut, ndërkohë që fondet për vitin 2005 nuk janë bërë ende publike.
Leonard Olli
Intervista
E vështirë ruajtja pasurisë etnografike
Znj.Onuzi, edhe në Laboratorin e Restaurimeve dhe Arkeometrisë vihen re mangësi të theksuara, si në fonde, ashtu edhe në specialistë...
Eshtë e vërtetë. Gjendja në laborator është shumë e vështirë, jo vetëm në aspektin financiar, por edhe në kushtet e brendshme apo të jashtme të godinës. Një institucion që ka shumë shpenzime, si nga makineritë që duhen për ta kompletuar, por edhe nga kimikatet që përdoren. Realisht është i vetmi laborator në vendin tonë që kryen këto punë, në sajë të këmbënguljes së drejtuesit të laboratorit, Frederik Stamati.
Si po procedohet me çështjen e muzeumeve etnografikë?
Ne vazhdojmë të mbetimi i vetmi vend në botë pa një Muze Kombëtar Etnografik. Vetëm ky fakt është mjaft domethënës dhe besoj se do të ishte e kotë të shpjegoja rëndësinë e ngritjes së një muzeumi të tillë.
Aktualisht, përveç mungesës së këtij Muzeu Kombëtar, si po operohet me muzetë krahinorë?
Në forma të ngjashme me muzeun e Krujës janë edhe disa muzeume si i Beratit, Durrësit dhe Shkodrës, por që nuk janë në varësinë e institutit tonë, por të Ministrisë së Kulturës. Gjithsesi, ato mbeten muze krahinorë të specializuar, të cilët nuk mund të zëvendësojnë një muze të parametrave kombëtarë.