Kritika ndaj zotit Berisha si qëllim në vetvete
26/01/2005
Një nga qëllimin e medias, shoqërisë civile apo të gjithë aktorëve jopolitikë, por që janë me peshë në jetën politike, është gjykimi dhe kritika ndaj elitës politike nga pozicione tenkike apo ideologjike. Qëllimi i gjithë kësaj është, në fund të fundit, që elita dhe vendimmarrësit politikë të reflektojnë rreth kësaj kritike sa më shumë dhe sa më mirë të qe e mundur. Në këtë rast, ky "presion" do të ishte me të vërtetë rezultativ, lufta e tyre vërtet do të kishte fryte. Në fund të fundit, presioni që shoqëria politike do të duhej të ushtronte për shëndetin e jetës demokratike do të kishte rezultate.
Një rast i natyrës gati laboratorike, ka ndodhur tre javët e fundit me një lëvizje të fundit politike të liderit të opozitës, Sali Berisha. Bëhet fjalë për krijimin e Komitetit të Orientimit të Politikave, që Berisha shpalli, ç'është e vërteta me një entuziazëm, ekzaltim dhe pasion të madh, tipik për natyrën e tij. Tamam-tamam bëhet fjalë për ylberin e kritikave që pasoi këtë gjest.
Zoti Berisha është kritikuar fort në karrierën e tij për mbyllje të Partisë Demokratike, për mbajtjen afër dhe për "përdorimin e shpërdorimin" e njerëzve mediokër, të paaftë e servilë, shkurt për mbajtjen afër të njerëzve me profil të ulët politik, personal, intelektual etj. Në të njëjtën kohë, ai është akuzuar për përjashtimin dhe mënjanimin nga Partia Demokratike të species së "kundërt" me këtë ----------tipologjie.
T'i hysh analizës së raporteve të lidershipit dhe karrierës në Partinë Demokratike do të kërkonte analiza të gjera. Për nevojat e analizës do ta marrim si të mirëqenë këtë kritikë, do ta marrim si të bazuar këtë analizë dhe këtë kritikë. Dhe nuk kemi asnjë arsye të veprojmë ndryshe, sepse, në fund të fundit, është vetë Berisha, që më disa deklarata të tij politike, me disa gjeste politike që "flasin" duke filluar nga viti 2001, e ka pranuar esencialisht këtë kritikë. Në reflektim të kësaj, ai ka marrë disa veprime të natyrës "reflektuese" dhe "korrigjuese" që e korrigjojnë këtë problem në elitën politike të demokratëve, ose të paktën është një përpjekje për të nisur zgjidhjen e këtij problemi. Shpallja dhe vënia në funksionim e Komitetit të Orientimit të Politikave është gjesti i fundit më domethënës në këtë drejtim, apo të themi më mirë është reflektimi më i sinkronizuar dhe më i insitucionalizar ndaj kësaj kritike.
Eshtë e natyrshme se për gjithë ata faktorë, që kanë artikuluar këtë kritikë, të mund të pritej vetëm përshëndetja e këtij akti dhe një "vetëpërkëdhelje sedre", që kritika e tyre më në fund zuri vend, që presioni i tyre më në fund e shpuri liderin e opozitës të "korrigjonte" një nga problemet e drejtimit të partisë së tij, një nga problemet themelore të karrierës politike të partisë së tij.
Por, nuk ngjet kësisoj. Një numër mjaft i gjerë analistësh dhe aktorësh të tjerë shoqërorë me ndikim publik, e kthyen në "pozicionet mbrapsht". Nëse deri dje u kritikua fakti "që Berisha kishte përreth vetëm qëndrestarët" tani u kritikua fakti që "po u vë shqelmin qëndrestarëve që e sollën deri këtu". Nëse deri tani kritikohej se "njerëz të aftë dhe me personalitet nuk i afroheshin një autoritari politik", tani kritikojnë faktin që "këto personalitete dhe individualitete u nënshtruan autoritetit të njëshit", nëse deri dje kritikonin së "PD dhe Berisha nuk kishin identitet të qartë ideologjik", tani e kritikojnë "pse tenton te teza nga një platformë e djathtë liberale", cilat nuk "mund të zbatohen në Shqipëri".
E njëjta gjë ka ndodhur me zotin Berisha kur protestonte në rrugë dhe kritikohej për "politikë rruge dhe braktisje të institucioneve". Kur ai hyri në parlament dhe bëri marrëveshje me kundërshtarin, po ky Berisha u kritikua "për tradhti të elektoratit të djathtë dhe shitje të interesave". Kur largohej Aleanca Demokratike, kritikohej për "intolerancë dhe autoritarizëm", kur fton të gjithë të larguarit "të kthehen në PD" akuzohet se po pranon në parti "bashkëpunëtorët e socialistëve". Një listë të tillë mund të bëhej dhe shumë më e gjatë. Kritika ndaj zotit Berisha na paraqitet në kontradiksion të plotë dhe inkoherencë të thellë.
Eshtë e qartë që kjo humbje e fillit logjik nga kjo lloj analize dhe kritike ndaj Berishës dhe aksionit të tij politik, nuk bën gjë tjetër veçse e "deligjitimon" kritikën që ata i bënin këtij lideri politik. Mania për të kritikuar si qëllim në vetvete zotin Berisha, ndoshta tregon se askush nuk e paska patur për qëllim të "korrigjojë ato çfarë ai bën", por vetë atë. Ky kriter i ligjërimit publik që merr përsipër të kritikojë thjesht personat në vend të akteve të tij, nuk është gjë tjetër vetëm se një zgjatim i kritikës totalitare, që në vend të pyetjes "ÇFARË bën X", pyet "KUSH e bëri ypsilon akt".
hcili@yahoo.fr