Hetuesit përballin dëshmitë për zhdukjen e Irenës
27/01/2005 TIRANË –Fillon ballafaqimi i dëshmive të mbledhura për zhdukjen e 39-vjeçares Irena Seli, më datë 16 dhjetor 2004. Prokuroria ka filluar procedurën e ballafaqimit të fakteve, dëshmive dhe provave të mbledhura, pas gati një javë hetimi në Tiranë dhe Durrës, për zhdukjen pa gjurmë të gruas së Agim Mushos, pronarit të kompleksit “Bruno” në Tiranë. Dje hetuesit e Prokurorisë së Krimeve të Rënda kanë marrë në pyetje për të dytën herë Shefqet Dervishin, dajën e gruas së zhdukur, ndërsa një i afërm i Agim Mushos ka shkelur dje për herë të parë në Prokurori, për të dhënë dëshminë e tij. Mungesa e një piste apo versioni hetimor për ngjarjen, i ka detyruar hetuesit të fillojnë analizën e fakteve të mbledhura në përpjekje për të shkuar në një përfundim, i cili mund ta çojë më tej hetimin, duke mundësuar lokalizimin e një versioni të mundshëm për ngjarjen dhe më pas zgjerimin e hetimeve në këtë drejtim.
Dëshmitë
Një person i afërt me Agim Mushon dhe Shefqet Dervishi, daja i gruas së zhdukur, janë pyetur dje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Dy dëshmitarët e djeshëm kanë dhënë deklarimet e fundit që kanë shkuar në dosjen e zhdukjes, ndërsa pritet që ditët e ardhshme, hetuesit të marrin edhe deklarimet e Agim Mushos, bashkëshortit të gruas së zhdukur. Deri dje hetuesit kanë marrë në pyetje personelin e tragetit “Venezia”, me të cilin ka udhëtuar gruaja e zhdukur, vëllain e 39-vjeçares, efektivat e policisë së portit, të cilët kanë patur shërbimin ditën e ngjarjes në Portin e Durrësit, persona të tjerë që kanë qenë pasagjerë të zakonshëm të tragetit dhe disa familjarë e të afërm të Irena Selit. Hetuesit kanë sekuestruar edhe disa prej versioneve të servirura nga Agim Musho në shtyp për ngjarjen dhe dje kanë filluar ballafaqimin e të gjitha këtyre materialeve.
Ballafaqimi
Prokuroria ka si synim të saj gjetjen e “pikave të dobëta” të ngjarjes, me anë të përplasjes së dëshmive dhe ballafaqimit të tyre. Njëkohësisht të gjitha deklarimet e dëshmitarëve do të provohen edhe nga provat e mbledhura nga Prokuroria gjatë këtyre ditëve, nëpërmjet hetimeve ndërkombëtare me amerikanët dhe Italinë. Grupi hetimor shpreson se gjatë kësaj procedure të “provës” së dëshmive dhe hetimeve intensive që po zhvillohen, të mbërrijë në detaje të reja për ngjarjen. Në qëllimet e hetuesve është edhe itinerari i rrugës së Agim Mushos dhe Irena Selit, nga porti i Triestes deri në portin e Durrësit, të gjitha veprimet që kanë kryer ata, komunikimi mes tyre dhe mbërritja në Durrës. Autoritetet portuale në Durrës, të kontaktuara nga gazeta “Metropol” mbrëmjen e djeshme, nuk dhanë asnjë konfirmim për mbërritjen e Irena Selit aty. Sipas tyre, edhe 44 ditë pas ngjarjes, Prokuroria ka detyrimin të vërtetojë nëse Irena Seli e ka shkelur bregun shqiptar në portin e Durrësit më 16 dhjetor 2004, apo jo.
Tre dyshimet e Prokurorisë
Dëshmitarët e pyetur gjatë këtyre ditëve në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, janë përballur me kërkesën e hetuesve për të dhënë informacione të hollësishme dhe mbi të gjitha objektive. Familjarëve të Irena Selit dhe Agim Mushos, u është kërkuar të flasin sa më shumë për marrëdhëniet mes bashkëshortëve dhe raportet mes tyre. Efektivat e policisë së portit të Durrësit, janë përballur me pyetjet nëse Irena kishte mbërritur në port dhe nëse po, si. Ndërsa udhëtarët e tragetit “Venezia” në të cilin kanë humbur gjurmët e gruas së zhdukur, kanë dëshmuar për ecurinë e udhëtimit nga porti i qytetit të Triestes deri në Durrës. Zënkat dhe konfliktet mes Irenës, gruas së zhdukur dhe Agim Mushos, bashkëshortit të saj. Të gjitha këto dëshmi, numri i të cilave shkon në mbi dhjetë, janë marrë për tre shkaqe. Hetuesit besojnë se marrëdhëniet mes dy bashkëshortëve mund të kenë qenë një shkak i fortë, si për zhdukjen e Irenës, ashtu edhe për një ndonjë largim me vullnetin e saj. Ndërsa deklarimet për mbërritjen në Durrës janë marrë me qëllim për të saktësuar diçka rreth mjegullës që mbulon zbritjen e 39-vjeçares në Durrës. Dyshimi i tretë për të cilin janë marrë dëshmi të hollësishme, është mundësia që në traget, në zënkë e sipër mes çiftit, të ketë ndodhur diçka e papritur.