E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banesat që janë përdorur për terrorizëm

Nisur nga transkriptet e bisedave, përmbajtja e pamjeve të shkarkuara nga ëebsite, Prokuroria e Tiranës pretendon se në rastin konkret kemi të bëjmë me vepër penale, me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe për nevoja të hetimit të kësaj vepre penale është i nevojshëm kontrolli i një banesë 3-katëshe, e ndodhur në lagjen "Troplini", fshati Rrashbull, Durrës. Gjithashtu është bërë kontroll në klinikën mjekësore, e ndodhur në një banesë 2-katëshe, te Gjykata e Apelit Durrës, rruga "Bajram Curri" në Shkozet, Durrës, ku personi nën hetim, Artan Pëllumb Kristo, i njohur me emrin fetar Muhamed Abdullah Al Albani, ushtron aktivitetin e tij. Prokuroria thotë se ekziston dyshimi i arsyeshëm se, në ndërtesat e lartpërmendura, ku banon dhe ushtron aktivitetin e tij personi nën hetim, Artan Kristo, mund të fshihen prova materiale, të dhëna apo gjurmë të sendeve që i përkasin veprës penale. Pas lejimit të kontrollit të zyrës nga ana e gjykatës, oficerët e policisë gjyqësore kanë shkuar në Durrës dhe kanë arritur të sekuestrojnë 600 CD me mbishkrime në gjuhën arabe, 4 servera dhe pesë laptopë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›