Merret i pandehur dëshmitari kryesor i bandës së Lushnjës
Gjykata ka vendosur të thërrasë si të pandehur dhe ta pyesë për ngjarjet e bandave në Lushnjë, Gramoz Selmanin, rrëfimi i të cilit deri para pak ditësh, ishte marrë nga e njëjta gjykatë në cilësinë e dëshmitarit kryesor. Por këmbëngulja e avokatëve të shtatë të pandehurve, që prej muajsh refuzonin dëshminë e Selmanit, pasi kishte qenë i akuzuar për gjashtë vrasje, e bindi gjykatën të refuzojë statusin e tij si dëshmitari kryesor. Duke qenë se prokuroria humbi kështu dëshmitarin kryesor të ngjarjeve, dy prokurorët i kërkuan gjykatës ta thërrasë Gramoz Selmanin si të pandehur. Në këtë pikë, avokatët mbrojtës kanë kërkuar argumente nga gjykata se si mund të merrej Selmani i pandehur, kur ndaj tij nuk ka as urdhër arresti dhe as akuzë. Meqenëse qëndrimi i mbrojtjes nuk u mor parasysh, avokati Vladimir Meçi kërkoi përjashtimin e trupës gjykuese nga ky proces, pasi sipas tij gjykata po tregohet e njëanshme dhe po shkel procedurën.
Nëse do të pranohet përjashtimi nga gjykimi i trupës gjykuese dhe kryesueses së kësaj trupe, zonjës Marsela Balili, atëherë procesi ndaj bandës së Lushnjës do të hyjë për herë të dytë në kolaps.
Një vit më parë, duke qenë se të gjithë gjyqtarët e Krimeve të Rënda ishin konsumuar duke dhënë nga një vendim për këtë dosje, çështjen e zgjidhi Këshilli i Lartë i Drejtësisë, duke ju dhënë katër gjyqtarëve të shkallës së parë statusin e Gjykatësit të Krimeve të Rënda.