Cigaret toksike nga Shqipëria “mbysin” Italinë, falsifikoheshin në Kinë
Duhani toksik ambalazhohej në Kinë në emrat e paketave më të njohura. E përditshmja “Corriere del Mezzogiorno” jep alarmin për kontrabandën
Ervin KOÇI
Plas sërish kontrabanda në Otranto. Këtë herë përveç klandestinëve dhe drogës nis të trafikohet edhe duhan kontrabandë, për më tepër me përbërje toksike. Ka qenë një artikull bombastik mbi një investigim ekonomik i të përditshmes italiane “Corriere del Mezzogiorno” që ka dhënë alarmin për nisjen e një trafiku në përmasa të mëdha
Të cigareve të falsifikuara nga Shqipëria dhe Greqia në drejtim të Italisë. Duke iu referuar një raporti të Zyrës së Doganave në Bari (Itali), e cila ia kishte nisur atë në formën e një dosje edhe prokurorisë, gazeta “Corriere del Mezzogiorno” bën të ditur faktin e nisjes së trafikut të paligjshëm që nga brigjet lindore të Adriatikut dhe Jonit për në drejtim të “takës së çizmes” (rajonit të Pulias Itali). Sipas raportit që citon gazeta italiane, bëhet fjalë jo për një fenomen sporadik kontrabande të paligjshme, por për një rrjet të mirëfilltë trafikimi të mirorganizuar i cili e ka origjinën në Azi (Kinë) për të zbritur mandej në Greqi dhe Shqipëri, e për të përfunduar deri në Itali dhe në vende të tjera të BE-së. Sipas informacioneve që u referohen Doganave Italiane, “trafiku i cigareve është i mirorganizuar dhe qarkullon miliona euro fitim që ndahen midis partnerëve të këtij rrjeti ndërkombëtar”. Paketat e cigareve të cilat mbushen me duhan me substanca toksike dhe kancerogjene, falsifikoheshin në Kinë në emrat e markave dhe kompanive më të mëdha të duhanit në botë, dhe më pas niseshin drejt Shqipërisë dhe Greqisë, prej nga ku ngarkoheshin në anije të ndryshme peshkimi apo tregtare që lundronin në ujërat e Otrantos dhe prej andej ringarkoheshin në anijet italiane, për tu shkarkuar në brigjet e Pulias.
Cigare “made in Cina”
Sipas të përditshmes Italiane, paketat e cigareve ishin të falsifikuara deri në detajet më të imta (duhani, filtri, letra e cigares), e madje nuk kishin kursyer as stemat monopol të shtetit Italian (pulat fiskale) me gjithë elementët e tyre të sigurisë. Gazeta përmend edhe faktin, duke iu referuar burimeve zyrtare nga Doganat Italiane, “se paketat e cigareve mund të kenë përfunduar edhe në tregun legal”. Pra, ato u shiten konsumatorëve në dyqanet dhe marketet publike, me çmime fikse si cigaret e tjera normale. Sipas burimeve të mësipërme cituar nga e përditshmja italiane, ajo që ka dhënë alarmin e para ka qenë Zyra e Doganës së portit detar të Barit, e cila i ka kaluar edhe prokurorisë një informacion të detajuar me imtësi mbi këtë kontrabandë. Hetimi dhe mbikëqyrja e këtij fakti ka nisur që prej vitit të kaluar (2008), ku vetëm në datën 6 mars 2008, autoritet portuale italiane dhe ato të doganave, sekuestruan një sasi prej 8 tonësh të këtyre paketave të falsifikuara me origjinë nga Kina. Gazeta citon faktin se, sasia e parë e cigareve kontrabandë e kapur nga shërbimi doganor i portit të Barit, që ishte një ngarkesë me paketa duhani kineze të cilat nuk kanë treg shitjeje në vendet e BE-së, ishte vetëm një “testim” që trafikantët i bënë autoritete italiane për të provuar vigjilencën e tyre karshi këtij trafiku. “Kjo do të shërbente mandej për ti hapur rrugën ‘objektivit kryesor’, ngarkesave të trajlerave (kamjona TIR) që do të zbarkonin me cigare të falsifikuara të markave më të njohura italiane, evropiane dhe amerikane”, - thuhej në gazetën Italiane.
Analizat laboratorike
Krejtësisht të ngjashme dhe pa dallimin më të vogël cigaret e ardhura nga Kina ishin falsifikuar “mjeshtërisht” sipas shëmbëlltyrës origjinale, cigaret perëndimore që shiten në tregun e BE-së. Por pas analizave të bëra në laboratorët italianë nga autoritet e këtij vendi, faktet ishin tronditëse. Rezultatet e para treguan se përveç se të falsifikuara, paketat e duhanit që vinin nga Kina mbanin edhe një përqendrim të lartë të substancave toksike kancerogjene, që përveç se në duhan ishin të pranishme edhe në filtër e madje edhe në letrën e cigareve. Ato i çlironin më shumë këto substanca në ajër në momentin që cigaret ndizeshin dhe sipas ekspertëve që i analizuan përveç atyre që i konsumonin, e që dëmtoheshin më tepër se sa prej duhanit normal, dëmtonin rëndë edhe shëndetin e personave pranë tyre por që nuk e pinin duhanin. Ekspertët italianë në raportin e tyre kanë shtuar faktin se, “përdorimi dhe djegia e këtyre cigareve me substanca toksike shkakton pas një kohe mjaftë të shkurtër tek konsumatorët por dhe tek personat e tjera jo duhanpirës, gjallërimin e qelizave kancerogjene në trupin e njeriut duke sjell tumore malinje agresive në fyt, në gjëndrat tiroide, në mushkri dhe zemër”.
Cigaret kancerogjene ngrejnë në këmbë autoritet italiane
Pas prokurorisë së Barit dhe autoritete portale të këtij qyteti italian, mediat e vendit fqinj raportojnë se kanë qenë dhe autoritet doganore, roja e financës (Guardja di Finanza), si dhe policia italiane ato që janë angazhuar për të bllokuar këtë trafik të rrezikshëm. Sipas autoriteteve të vendit fqinj, përveç portit të Barit, nga kontrabandistët dhe mafja kineze janë përdorur për këtë trafik të mirorganizuar edhe portet e Tarantos, Gioia-Tauro-s dhe Napolit. Autoritet italiane shtojnë më tej se, “trafiku ka qenë aq i intensifikuar sa vetëm një javë më parë autoritet bllokuan gjatë një kontrolli rutinë në portin e Barit, një sasi prej rreth 95 kilogramësh cigaresh kontrabandë, si dhe ndaluan dy persona”. Ndërkohë cigaret kontrabandë ishin shpërndarë në rajonet e Italisë së Jugut prej një rrjeti të përbërë nga 12 persona (8 bullgarë, 1 moldav, 1 shqiptar, si dhe dy italianë). Autoritet italiane theksojnë edhe faktin se ky trafik i mirorganizuar realizohet nëpërmjet anijeve të peshkimit shqiptare dhe greke të cilat afrohen deri afër ujërave territoriale italiane dhe më pas ua kalojnë mallin (cigaret) anijeve të peshkimit italiane të cilat janë pjesë e kësaj kontrabande.
Marrë dhe përshtatur për gazetën “Albania” nga artikulli i datës 10 prill 2009 i gazetarit italian, Vinçenco Damiani, me titullin origjinal në italisht “Allarme: dalla Cina sigarette tossiche”, botuar në të përditshmen “Corriere del Mezzogiorno”
11 Prill 2009