E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banka Botërore : mbështetje për segmentin Milot-Rrëshen dhe mbrotjen nga gripi shpendëve

Banka Botërore do të financojë ndërtimin e segmentit Milot-Rrëshen, pjesë e rrugës Durrës-Morinë, si dhe do të akordojë një grant prej 5 milionë eurosh në kuadër të angazhimit të mëhershëm për ndihmë Shqipërisë, për mbrojtjen ndaj epidemisë së gripit të shpendëve. Z.Nadir Muhamed, Përfaqësues i Zyrës për Shqipërinë, informoi z.Berisha për mbështetjen e Bankës Botërore në një takim të mërkurën paradite në selinë e Këshillit të Ministrave.
Segmenti Milot-Rrëshen është nga më të rëndësishmit e rrugës Durrës-Morinë, ndërtimi i së cilës është shpallur si prioritet madhor i qeverisë shqiptare. Ndërkohë granti i dhënë nga Banka Botërore për të përballuar rrezikun e epidemisë së gripit të shpendëve, do të mbështesë masat e marra nga qeveria në këtë kuadër.
Kryeministri Berisha falenderoi z.Muhamed dhe Bankën Botërore për mbështetjen e dhënë.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›