E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha pret thirrjet e qytetarëve në linjat telefonike antikorrupsion.

Kryeministri Sali Berisha ka folur në telefon me qytetarët që kanë thirrur në linjat telefonike antikorrupsion të enjten pasdite. Kryeministri ka folur personalisht me qytetarët, shpesh të gjendur në befasi, duke mbajtur shënim shqetësimet dhe denoncimet e tyre. Gjithashtu ai ka udhëzuar stafin e sektorit të marrëdhënieve publike për të regjistruar me seriozitetin maksimal çdo informacion të ardhur nga qytetarët përmes këtyre linjave. Kryeministri ka falenderuar qytetarët dhe i ka inkurajuar të sjellin dosje të plota dhe të faktuara.
Dy linjat telefoni u hapën dje dhe vetëm brenda 24 orëve të para kanë marrë mbi 120 telefonata nga qytetarë të ndryshëm. Numrat e tyre janë: 0800 08 08 dhe 0800 09 09.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›