Banka Botërore, 12 milionë euro për një hidrocentral në Kukës
Ura e Lapave në zonën e thellë të Bushtricës në Kukës ndodhet rreth 30 kilometra larg qytetit, në një terren tepër të vështirë. Kjo urë, e cila ndodhet në nyje të tre komunave, përkatësisht Bushtricë, Grykë e Çajës dhe Ujmisht, e njohur deri tani si nyja e mjerimit dhe aksidenteve rrugore, mund të quhet shumë shpejt "Ura e dritës". Një epitet të tillë e merr për shkak se në këmbët e saj po ndërtohet një hidrocentral, i cili pritet t‘u kthejë banorëve të zonës jo vetëm energjinë elektrike, pothuajse të munguar prej kohësh, por edhe shpresën për të jetuar aty. Tri komunat e përmendura, me një popullsi prej rreth 11 mijë banorësh, si dhe vetë qyteti i Kukësit, do të mund të furnizohen me dritë nga ky hidrocentral, i cili do të kushtojë 12 milionë euro.
Në hidrocentralin e Urës së Lapave është kryer deri tani rreth 46 për qind e punimeve dhe po punohet me ritme shumë të larta për realizimin e veprës në afatin e caktuar. Kostoja totale e tij shkon në 12 milionë euro dhe përbën një veprat më të mëdha të këtij lloji të ndërtuar pas viteve ‘90 në Shqipëri.
Vepra është marrë me koncesion nga dy firma shqiptare, "Gjoka" dhe "Spahiu", të cilat kanë krijuar së bashku kompaninë "Gjospa". Kujtim Gjoka, një nga bashkëpronarët, tregon se pas sigurimit të lejes së ndërtimit dhe lejes përkatëse nga qeveria, kanë marrë kredi tregtare nga Banka Botërore, kryesisht, si dhe disa borxhe të tjera për të ndërtuar veprën e parë të kësaj përmase në rajonin e Kukësit, që do ta shfrytëzojnë për një periudhë 35-vjeçare, aq sa është nënshkruar koncesioni. Sa i përket afatit të përfundimit Gjoka shprehet: "Ne kemi në projekt një afat prej 22 muajsh, që do të thotë se e përfundojmë në janar të vitit 2010, por me ritmet e deritanishme kemi shanse për ta përfunduar brenda vitit 2009". Ai sqaron ndër të tjera edhe marrëveshjet që janë nënshkruar tashmë për tregtimin e rrymës elektrike të prodhuar këtu. "Ne do ta inkuadrojmë prodhimin tonë në sistemin qendror të energjisë", thotë Gjoka, duke shtuar se një projekt për linjën 110 kilovolt nga Uza e Bakrit në Rexhepaj deri në Bushtricë, i financuar nga buxheti i shtetit, tashmë ka filluar. Ky hidrocentral do të prodhojë rreth 12 megavolt në 24 orë dhe është llogaritur të mbulojë 40 për qind të nevojave të Rrethit të Kukësit me energji elektrike.
Në hidrocentralin e Urës së Lapave janë punësuar rreth 100 punëtorë, kryesisht nga fshatrat e tri komunave të afërta - Bushtricë, Ujmisht dhe Grykë Çajë. Pagat e tyre variojnë nga 40 deri në 100 mijë lekë në muaj, mbi bazën e procesit të punës dhe kualifikimit.
Ndërtimi i hidrocentralit ka filluar në mars të këtij viti dhe do të përfundojë brenda 2009-ës. Këto ditë ka përfunduar ndërtimi i veprës së marrjes, e cila ka një lartësi prej 258 metrash, si dhe janë realizuar 4.5 kilometra kanal, në të cilin ka filluar edhe betonimi. Hidrocentrali, siç tregojnë inxhinierët e zbatimit, do të jetë me kanal dhe jo me basen, pra nuk do të ketë digë, siç ka Fierza etj. Aty punojnë mjeshtër të zotë të zonës, të cilët tregojnë se fillimi i veprës u ka ardhur si një shans i rrallë.