E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fshatarët, një mundësi për të mos lënë vendin

Fatmir Shehu, 40 vjeç, një punëtor nga fshati Fshat, tregon se me lekët që fiton në këtë firmë po mban gjallë një familje prej 9 personash. "Po na mban të lidhur me fshatin, po na kthen shpresën për të qëndruar këtu", thotë ai, duke treguar se gati 50 për qind e gjithë familjeve të fshatit ishte shpërngulur drejt zonave fushore të vendit dhe kjo kishte ndodhur vetëm në dekadën e fundit. Zona, dikur me masive të pafundmë pyjesh, duket e shkretuar dhe aty zhvillohet një bujqësi dobët si dhe një blegtori sa për mbijetesë. "Deri para se të fillonte hidrocentrali, vrisja mendjen për të gjetur një copë tokë diku në Durrës apo Lushnjë, sepse këtu nuk ka pasur asnjë shans për të jetuar, por ja, tashti jemi në punë, më pas drita do të kemi, rruga po asfaltohet dhe afrohemi më shumë me tregun...".

Zona

Shpresa për zhvillimin e turizmit

Zona e Bushtricës dhe Grykë Çajës shquhet për bukuritë e natyrës me kullotat subalpine me ujë dhe dritë, si dhe për masivet e famshme të qershizave të egra (boronica) aq të kërkuara nga tregu farmaceutik evropian, ku vetëm një kilogram shkon deri në 50 dollarë. Ndërtimi i një vepre hidrike relativisht të madhe, rikthen jo vetëm shpresën e një numri familjesh për të jetuar aty ku kanë qëndruar që nga lashtësia, por kthen edhe vëmendjen e turizmit malor. Në vendin e quajtur Ura e Lapave, kompania e ndërtimit të hidrocentralit ka nisur edhe ngritjen e një hoteli. Bukuria e lumit që zbret nga bjeshkët e Tërfojës, edhe sot e kësaj dite ngjall interes për vizitorët, ndonëse të rrallë. Restoranti i vetëm tek Ura, i vjetër që nga koha e Perandorisë Osmane, pret ditë pas dite mysafirë, të cilët shijojnë mishin e pjekur dhe peshkun e lumit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›