Banka Botërore, 17 milionë dollarë për shëndetësinë shqiptare
Sektorët e shëndetësisë që do të përfitojnë nga ky financim i huaj. Zbardhet marrëveshja dhe afatet se kur do të nisë zbatimi i saj
Emanuela Sako
Banka Botërore do të financojë 17 milionë dollarë për të gjithë sektorët e shëndetësisë në vendin tonë. Gjatë një konferencë të Bankës Botërore me krerët e Ministrisë së Shëndetësisë është vendosur shpërndarja e fondeve në sektorët më problematikë.
Financimet do të kryhen brenda një afati kohor prej dy vjet e gjysmë. Ky investim bëhet që shëndetësia të dalë nga kriza ku është përfshirë kohët e fundit, në mënyrë që t’u hapet rrugë reformave që tashmë po konkretizohen nga IKSH-ja dhe Ministria e Shëndetësisë. Fondet janë parashikuar të shpërndahen për blerjen e barnave, për pajisjet, për financimet në luftën kundër tumoreve, për blerjen e aparaturave që do të bëjnë përpunimin e mbetjeve spitalore. Saimir Kadiu, drejtor i Shpërndarjes së Buxhetit në Ministrinë e Shëndetësisë, u shpreh se ky është një financim shumë i madh që i bëhet shëndetësisë. “Është një financim shumë i fuqishëm që bëhet për Institutin e Sigurimeve Shëndetësore. Dy milionë dollarë pajisje mjekësore për 1500 ambulanca të të gjithë Shqipërisë, për 6 qendra shëndetësore dhe gjithashtu për të gjitha poliklinikat e Tiranës”, - u shpreh Kadiu.
Shpërndarja
Financimi i Bankës Botërore do të mund të çlirojë nga ngërçi sektorët më problematikë dhe disa që kanë pasur më pak investime vitet e fundit. Fondi i parë, prej rreth 2 milionë dollarësh, do të shkojë për 1500 ambulanca në të gjithë vendin. Njëkohësisht, këta 2 milionë dollarë shkojnë për pajisje mjekësore për 1500 ambulancat në të gjithë Shqipërisë, si dhe për 6 qendra shëndetësore dhe poliklinikat e Tiranës. Një pjesë e rëndësishme e financimit të Bankës Botërore do të shkojë për luftën kundër kancerit. Pjesë e projektit do të jetë edhe eliminimi i mbetjeve spitalore. “Mendohet që ky projekt të financojë 1.5 milionë dollarë për blerje mamografish në mënyrë që të bëhet depistimi dhe kontrolli i mundshëm në kuadër të luftës kundër kancerit. Një problem i madh janë dhe mbetjet spitalore dhe në këtë kuadër mendohet të blihen pajisjet e para për mbetjet spitalore me një fond prej 1.5 milionë dollarësh që do të jenë për 7 spitalet kryesore të Shqipërisë”, - u shpreh drejtori Kadiu.
Fondet
Këtij investimi do t’i hapet rrugë e menjëhershme, kështu që pritet që situata në spitalet vendit të ndryshojë. Ministria e Shëndetësisë e ka vlerësuar si një ndihmë mjaft të madhe që do t’u vijë në ndihmë qytetarëve për shkak të mungesës së vazhdueshme të kushteve, barnave, pajisjeve etj. Fondet e Bankës Botërore pritet që të kalojnë brenda muajit të ardhshëm dhe më pas do të nisë shpërbërja sipas ndarjes që është bërë nga specialistët e shëndetësisë dhe Bankës Botërore.
12 Mars 2009