Simptomat e shkaktuara nga alergjitë dhe dallimi nga virozat gripale
Këshillat që japin specialistët për shmangien e alergjive. Alergjitë, pas largimit të gripit dalin në pah alergjitë
Emanuela Sako
Pas largimit të virozave gripale vendin e tyre e ka zënë shfaqja e alergjive të ndryshme. Shfaqja e alergjive mund të ngatërrohet edhe me gjendjen gripale, pasi shoqërohet me teshtima, sekrecione të hundës, fryrje të syve etj. Specialistët sqarojnë se shfaqja e alergjive vjen si pasojë e ndërrimit të stinëve apo nga ushqimet që konsumohen. Kryesisht, ato shfaqen gjatë stinës së pranverës dhe në rastet kur alergjia vjen nga ushqimet shfaqet në çdo kohë. Specialistët japin disa këshilla për të shmangur alergjitë dhe për të bërë diferencimin nga virozat gripale. Në këtë mënyrë, të gjithë të prekurit duhet të dinë se tek cili specialist duhet të drejtohen dhe mjekimet që duhet të marrin.
Simptomat
Shfaqja e alergjive dallohet nëpërmjet simptomave të ndryshme që paraqiten si pasojë e problemeve që shfaqen te pacientët. Mjekët shprehen se një numër i madh i pacientëve që drejtohen te mjeku janë të prekur nga alergjitë dhe jo nga virozat e gripit, ashtu siç pretendojnë ata. Mjekët shprehen se problemet në rrugët e sipërme të frymëmarrjes janë më evidente në këtë periudhë dhe shoqërohen me teshtima të forta, rrufë dhe bllokim të hundëve. Kjo gjendje zgjat për shumë ditë nëse të prekurit nuk drejtohen te specialisti për të evidentuar rrugët e ardhjes së alergjisë. Në shumicën e rasteve, alergjia manifestohet me teshtima të shpeshta, të herëpashershme, kullim, kruajtje, skuqje dhe bllokim të hundëve, por shpeshherë edhe me kruajtje të syve dhe skuqje të tyre. Mënyra më e mirë për të parandaluar këtë lloj alergjie është mosekspozimi në këtë periudhë në ambiente të ndryshme apo ndryshimi i tyre herë pas here.
Këshillat
Alergjia është inflamacioni i hundës dhe i rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, që rezulton nga një reaksion alergjik ndaj një substance si për shembull, pluhurit, leshit të kafshëve, polenit të luleve etj. Alergjia është hipersensitive (mbindjeshmëri) ndaj substancave të caktuara, që reflektohet nga një reagim i tepërt i sistemit imunitar (ose mbrojtës). Sistemi imunitar me mekanizma të ndryshëm tenton të eliminojë substanca të huaja, të cilat nuk “i njeh” si mikroorganizmat (bakteret, viruset etj). Një nga rrugët e veprimit të sistemit imunitar është prodhimi i antitrupave. Kur trupi takon një substancë të huaj (alergjen) për herë të parë, një tip i qelizave të bardha (limfocitet) prodhojnë antitrupa që ngjiten te qelizat mast (tip tjetër qelizash të bardha). Nëse e njëjta substancë takohet sërish, alergjeni “ngjitet” te antitrupat në qelizat mast, duke shkaktuar lëshimin e disa substancave kimike që ndihmojnë për të shkatërruar agresorët.
Alergjia, mënyrat e shfaqjes në rrugët e frymëmarrjes
Histmaia është një substancë që sjell skuqje, fryrje ose ngushtim të hundës e rrugëve të sipërme të ajrit dhe ulje të presionit të gjakut. Pra e kuptojmë se në rast sulmi nga bakteret apo viruset këto substanca kimike mbrojnë trupin nga infeksionet, në këtë rast ato “hutohen”, “turbullohen” dhe padrejtësisht (trupi nuk është nën rrezik) shkaktojnë një reaksion alergjik. Sipas mjekëve, një nga problemet më të hasura nga mjekësia në reaksionet alergjike është poleni i barit, që sjell rinitin alergjik, po ashtu pluhurat e ndryshëm, qimet e kafshëve, puplat e shpendëve etj. Këtu futet urtikaria, disa forma ekzemash dhe dermatitesh e alveoliti alergjik (e quajtur mushkëria e fermerit). Duke menduar se lëshimi, lirimi, i këtyre substancave kimike sjell reagimin e sistemit mbrojtës të organizmit tonë, atëherë duhet gjetur një formë për t’i bllokuar këta mediatorë (substanca kimike), histaminën, që përmendëm më lart. Ekziston një grup i tërë barnash të quajtur antihistaminikë ose antihistaminat.
12 Mars 2009