E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria gjermane do të hapë një shkollë të mesme profesionale në Kamzë



Në Bashkinë e Kamzës do të ngrihet një shkollë e mesme profesionale me mbështetje të qeverisë gjermane. Ky projekt është hartuar dhe miratuar në Këshillin e Rregullimit të Territorit të Bashkisë së Kamzës. Ambasadori gjerman Bernd Borchardt dhe kryetari i Bashkisë së Kamzës nënshkruan dje marrëveshjen e bashkëpunimit. Hapja e kësaj shkolle është miratuar dhe nga Ministria jonë e Arsimit. Në vendin tonë, megjithëse në çdo qytet ka nga një shkollë profesionale, arsimi profesional është pak i zhvilluar, pasi nuk preferohet shumë nga nxënësit tanë.

12 Mars 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›