Largimet në Arsim, reagon ministri Beja: “Nuk ka shkurtime”
Premtimi i Bejës: “Për 3 mijë mësuesit do të ketë kontrata më të gjata se më parë”. Punësimi, për mësuesit në dispozicion do të përcaktohen orët sipas nevojave që kanë shkollat
Jonida Tashi
Mësuesit me kontratë të përkohshme nuk do të largohen nga puna. Një javë pas vendimit të marrë nga kryeministri i vendit, Sali Berisha, për rikthimin e tre mijë arsimtarëve në punë, ka reaguar dje edhe ministri i Arsimit, Fatos Beja. Ky i fundit ka deklaruar se asnjë arsimtar nuk do të largohet nga puna. Megjithëse disa ditë më parë Sindikata e Arsimit të Shqipërisë bëri publik udhëzimin për largimin e tre mijë arsimtarëve, Beja thotë se nuk ka asnjë vendim që do të largojë arsimtarët me kontratë me një afat të caktuar. Sipas kreut të Arsimit, i vetmi vendim i Këshillit të Ministrave ka qenë për të gjithë mësuesit e sistemit parauniversitar që kanë qenë në listën e pritjes.
Deklarata
“Nuk është e vërtetë se këta mësues kanë dalë në dispozicion. Ata kanë qenë mësues të listë-pritjes me kontrata nga 15 shtatori deri në dhjetor 2008. Ata, edhe pas Vendimit të Këshillit të Ministrave së 24 dhjetorit 2008, kanë vijuar punën dhe me vendimin e ri të Këshillit të Ministrave të datës 6 mars 2009 do të kenë kontrata më të gjata se më parë në funksion të nevojave reale të arsimit”, - konfirmoi ministri i Arsimit. Për këta mësues, Beja ka bërë të ditur se do të përcaktohen orët në bazë të nevojave që mund të kenë shkollat e sistemit parauniversitar. “Të gjithë arsimtarët, që kanë qenë pjesë e sistemit me emërime definitive, kanë qenë, janë dhe nuk kanë lidhje fare me këtë dukuri. Nuk është marrë asnjë vendim për t’u larguar, nuk është larguar asnjë, nuk do të largoj asnjë, sepse ishin orët, dhe orët janë të nxënësve. Nxënësit kanë pasur mësuesit në klasë dhe duhet të kenë mësuesit në klasë”, – përfundoi ministri Beja. Këto deklarata kreu i Arsimit i bëri gjatë një ceremonie ku ka takuar fituesit e Festivalit Europian për Fëmijë, Aurora Kapo, dhe fituesin e medaljes së artë për gjimnazet gjatë vitit 2008, Indrit Sokoli.
Urdhri
Urdhri i mëparshëm i dërguar nga ministri i Arsimit në drejtoritë arsimore përcaktonte që mësuesit që japin mësim me kontratë të përkohshme pune, duhet të kalonin në dispozicion. Për pasojë, rreth tre mijë arsimtarë të sistemit parauniversitar duhet të largoheshin nga puna për t’u zëvendësuar me mësues që paguhen në bazë të orëve, dhe jo më me kontratë me afat, ashtu siç e parashikon dhe Kodi i Punës. Sipas këtij urdhri, arsimtarët me kontratë të përkohshme do të zëvendësoheshin me mësues në dispozicion, që do të paguhen në bazë të orëve. Sindikalistët që mbrojnë të drejtat e arsimtarëve në vend kërkuan anulimin e menjëhershëm të këtij urdhri, pasi, sipas tyre, ai nuk ishte negociuar me asnjë nga aktorët e interesit për nxjerrjen e tij. Vendimi i marrë nga kreu i qeverisë të mërkurën e javës së kaluar bëri që mësuesit me kontratë të përcaktuar të vazhdojnë të japin mësim, edhe pse ende nuk kanë marrë një emërim përfundimtar. Kalimi i mësuesve me kontratë të përkohshme në dispozicion do ta vështirësonte edhe më shumë punësimin e arsimtarëve që kanë vite që presin për t’u emëruar në Arsim.
12 Mars 2009