Banka Botërore: Dritat, efekte edhe nga kriza e ambientit
Prodhimi i energjisë në vend është i varur nga reshjet. Mbi 95 për qind e energjisë në vend prodhohet në hidrocentralet. Por me ndryshimet klimatike, prodhimi i energjisë në vend vihet në pikëpyetje, ndaj dhe qeveria duhet të marrë masat e duhura për të parandaluar çdo situatë të pakëndshme. Një rekomandim i tillë është dhënë nga vetë ekspertët e Bankës Botërore. Konkretisht ndryshimet klimatike tashmë po ndodhin dhe kërkohet veprim paraprak, për të menaxhuar rrezikun që ndryshimet klimatike paraqesin për infrastrukturën ekzistuese energjetike në Shqipëri. Këto veprime mund të dobësojë vulnerabilitetin dhe të rrisin elasticitetin e sektorit, ndërsa ai ecën përpara, sipas Bankës Botërore. Në dekadat e ardhshme, Shqipëria përballet me rrezikun e rritjes së temperaturave mesatare, rrezikun e rritjes së valëve të nxehtësisë dhe reshje me intensitet të fortë, si dhe pakësimin e mesatares së reshjeve vjetore. Sektori i energjisë në Shqipëri po përballet me disa sfida, përfshirë ndërprerjet e shpeshta të energjisë, nevojën e rehabilitimit të vlerës ekzistuese të energjisë, planifikimin e vlerave të reja si dhe privatizimin. Për të ndërtuar një ‘fytyrë’ të kuptimit më të madh të rreziqeve potenciale dhe opsionet e menaxhimit, Banka Botërore bashkë me qeverinë shqiptare ka kryer një workshop më 10 mars 2009, mbi rreziqet klimatike dhe vulnerabilitetin e sektorit të energjisë në vend. Qëllimi i këtij workshopi është sipërmarrja e situatës, vulnerabiliteti i pjesshëm dhe përshtatja e vlerave me përfshirjen e qeverisë, sektorit privat, komuniteti shkencor dhe OJQ-ve. Menaxherja e BB për Shqipërinë, Camille Nuamah, komentoi se “Ka mundësi për të ndërtuar diçka me elasticitet për ndryshimet klimatike, kur planifikohet dhe desinjohet një infrastrukturë e re energjetike. Jam e lumtur që jam në gjendje të sjell eksperiencën e BB dhe atë të këshilltarëve tanë, “Acclimatise” dhe “Worley Parsons”, për të ndihmuar Shqipërinë të bëjë planifikime më të mira për të ardhmen”. Komunikimi i parë nacional i Shqipërisë me strukturën e OKB në konventën mbi ndryshimet klimatike (2002) theksoi disa pika të dobëta kryesore për sektorin e energjisë, përfshirë efektet mbi kërkesat e energjisë për nxehjen e hapësirës, ftohjen e hapësirës, nxehjen e ujit dhe ngrirjen. Ajo llogariti se rritja e temperaturave mund të çojë në 12-16 për qind më pak kërkesa për energji për ngrohjen e banimit në 2025, krahasuar me bazën e 1990-ës ndërsa kërkesat për ftohjen janë programuar të rriten në verën e nxehtë. Por aparatet e kërkesave të energjisë nuk janë të limituara nga temperatura, reshjet, shpejtësia e erës dhe retë ndërsa këto në fakt janë faktorë të rëndësishëm. Meqë një sasi e madhe e energjisë së Shqipërisë prodhohet nga hidrocentralet, furnizimi me energji mbetet i dobët duke projektuar uljet e reshjeve.
“Duke analizuar zonat e sektorit të energjisë, ku Shqipëria mund të jetë në rrezik nga ndryshimet klimatike ne mund të identifikojmë më shpejt zbatimin e zgjidhjes së duhur, sidomos zgjidhjet “pa-keqardhje”, që lehtësojnë atë rrezik”, tha specialistja e energjisë në ESMAP, Jane Ebinger. “Dija që ne kemi mbi këto aktivitete mund të ndahet në të gjithë globin në mënyrë që ne të koordinojmë përpjekjet tona dhe të ulim rrezikun ekonomik nga ndryshimet klimatike”.