E Diel, 1 Nëntor 2026

“Nuk do bllokohet shpërndarja e fondit”

 

Ministria e Drejtësisë ka dhënë garancinë se nuk do të ketë një bllokim të procesit së ndarjes së fondit për dëmshpërblimin monetar të ish të përndjekurve. Përfaqësuesja e Ministrisë së Drejtësisë, Xhafellari ka dhënë garancinë se nuk do të ketë shtyrje të dhënies së dëmshpërblimit, por shtyhet vetëm procesi i rakordimit, i krijimit të skemës, pra procesi administrativ. “Ligji aktual ka paraqitur si afat vjeçar, deputeti Bushati kërkon 18 muaj dhe për shkak të këtij propozimi meqenëse ligji është në rakordim kemi rishikuar afatet”.  Xhafellari theksoi se “me propozim të deputetit Bushati sugjerohet që ky afat të bëhet 18 muaj, pra një vit e gjysmë”. “Për shkak të këtij propozimi, meqenëse ligji është një i tëre, nuk mund të ndryshohet vetëm një dispozitë, pasi dispozitat janë të lidhura me njëra-tjetrën, dhe reflektohen te pjesë të tjera te ligjit. Shtyhet procesi i raportimit dhe i krijimit të skemës, procesi administrativ”, theksoi Xhafellari. Ndërsa përfaqësuesit e Ministrisë së Financave nuk ishin prezent në këtë mbledhje, për të dhënë mendimin e tyre. Opozita kërkoi që para se të paraqitet për votim në seancë të shprehet Ministria e Financave për faturën financiare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›