Banka Botërore: “Kriza e ushqimeve do të zgjasë deri në 2015-n”
Edhe për 7 vitet në vijim do të zgjasë varfëria dhe uria në botë. Rritja e çmimeve i kalon arashikimet, por zbutet nga sezoni
Ervin Koçi
Çmimet e ushqimeve dhe kriza ekonomike që ka kapur botën duket se do të zgjasë më tepër nga ç’pritej. Lajmet jo të mira i japin ekspertët ndërkombëtarë të institucioneve më të mëdha financiare të botës, të cilët po ndjekin me shqetësim situatën ekonomike në botë, që po precipiton drejt një kolapsi. Shqetësimi kryesor për ta mbetet sidomos për vendet e Botës së Tretë, apo dhe vendet në zhvillim, që përbëjnë pjesën e vendeve më të varfra në botë. Sipas ekspertëve, do ta kenë gjithmonë e më të vështirë për t’u ushqyer dhe për të shuar urinë. Ekspertët ndërkombëtarë të Bankës Botërore vlerësojnë se kriza e çmimeve do të vazhdojë edhe shtatë vjet të tjera, deri në 2015-n. Në një situatë të tillë ndodhet edhe Shqipëria, ku përveç se nuk mund të konfirmohet ulja e mëtejshme e inflacionit, shpresa e vetme mbetet indeksimi i pagave dhe pensioneve për shtresat me të ardhura të ulëta, apo për shtresat e varfra. Qeveria shqiptare është shprehur e gatshme të indeksojë pagat dhe pensionet në vlerën zyrtare të deklaruar të inflacionit, që do të bëhet në muajin korrik së bashku me rritjen e përvitshme të pagesave. Në buxhetin e 2008-s është planifikuar një shifër prej 40 milionë eurosh, që do të shkojë për rritjen e pagave dhe pensioneve, por ky buxhet është i pamjaftueshëm. Ministria e Financave ka konfirmuar se një tjetër buxhet suplementar do të aplikohet këtë vit, që mund të kapë shifrën prej 150 milionë eurosh, të cilat do të gjenerohen nga privatizimi i disa shoqërive shtetërore në sektorë të rëndësishëm, si KESH-i, ARMO, apo INSING-u. Kjo do të thotë se vendi ynë, një vend me norma shumë herë më të larta të importeve në krahasim me prodhimin vendas, do ta ketë më të vështirë përballimin e luhatjeve të tilla në tregjet e vendeve të zhvilluara.
Inflacioni
Produktet bujqësore të stinës kanë zbutur disi nivelin mesatar të çmimeve në vend, duke ndikuar dhe në normën e inflacionit. Kjo duket nga rezultatet e anketimit për çmimet e artikujve kryesorë të konsumit të kryer nga Instituti i Statistikave për muajin prill 2008. Rezultatet rezultojnë me një ulje të lehtë të çmimeve me 0,4 për qind në krahasim me muajin mars 2008, por me një rritje 4,4 për qind në krahasim me vitin e kaluar. Kjo tregon qartë dhe normën e inflacionit në vend, që sipas INSTAT-it, në muajin prill ka pësuar rënie me 0,2 për qind, nga 4,6 për qind, të regjistruar në mars 2008. Në përgjithësi, çmimet vazhdojnë të jenë të larta, ku ndikimin kryesor për këtë periudhë e kanë dhënë frutat, me një rritje të çmimeve me rreth 10 për qind. Po në këtë nivel kanë pësuar ulje të çmimit perimet, të cilat kanë dhënë impaktin në uljen e inflacionit, si rrjedhojë e futjes në treg të prodhimit vendas. Por pavarësisht konstatimit të INSTAT-it për një rënie të çmimeve, kostoja e jetesës për shqiptarët vazhdon të mbetet tepër e lartë dhe kjo duket hapur në pazarin e përditshëm.
Të dhënat
Sipas ekspertëve, janë mallrat ushqimore dhe karburantet që kanë ndikuar në rritjen e papërballueshme të çmimeve për konsumatorët. Për muajin prill rezulton se janë ulur çmimet e perimeve, por edhe veshjet apo këpucët. Gjithsesi, produkte të tavolinës së përditshme si mishi, buka dhe drithërat, vezët, qumështi dhe djathi vazhdojnë të mbajnë çmime tepër të larta. Brenda grupit të ushqimeve dhe pijeve alkoolike ulja më e madhe prej 6.9 përqindësh vihet re në nëngrupin zarzavate, përfshirë patatet, por edhe në nëngrupin fruta, ku ulja ka rezultuar me 0.2 për qind. Drejtuesve të automjeteve apo ata që përdorin karburantet si lëndë e parë u ka rënduar sërish rritja e çmimit të naftës me 0.8 për qind gjatë prillit, apo çmimi i benzinës me një rritje prej 0.9 për qind sipas INSTAT-it.
10 Maj 2008