Kur të lexon libri yt
03/04/2005 Miranda kundër Mirandës te libri me tregime “E verdha e korrikut”
E ndodhur në kurthin e vjetër të fjalës, lexuesi duhet të kuptojë vështirësinë etike, eseistike dhe përqëndrimin moral për t’i qëndruar besnik shënimit për atë që përvijohet, pasi lexon librin që ka shkruar po i njëjti emër që shënohet poshtë këtij shkrimi, i cili për shumë herë, i zhveshur nga emocionet e krijimtarisë, ka guxuar të vështrojë dhe lexojë mesazhet e ngecjet e shkrimtarëve të tjerë bashkëkohorë, shqiptarë apo të huaj.
Miranda Haxhia kundër Miranda Haxhias mendoj se është një kulturë, tërësisht e zhveshur nga hipokrizia dhe shpërdorimi i shijeve, një kulturë që përpiqet të lehtësojë barrën e dashamirësve të prozës shqipe, duke sjellë një vështrim “njerke” dhe “bije adoptive” në vëllimin e vet me tregime, “E verdha e korrikut”. Duke patur parasysh shumësinë e botimeve, promovimeve, rezistencës, deri në absurd të poetëve, shkrimtarëve, studiuesve, për t’iu mbushur mendjen të tjerëve që ia vlen ta blesh e ta lexosh një libër; duke rënë vetë në ngasjen e publikimit të pesëmbëdhjetë tregimeve, pas një kohe trevjeçare punë të përditshme milingonash mbi çdo fjalë, mbi çdo frazë, mbi çdo ide dhe figurë, Miranda prozatore përpiqet të fshihet në pas-faqen e fundit të librit, përpiqet të respektojë lirinë e rastësinë fatsjellëse të lexuesit të kualifikuar, apo çfarëdo, përpiqet të mos komplikojë shijet estetike dhe dëshirat e kujtdo që kalon para librit. Ajo e bëri punën e saj, arriti të shkëputet nga tregimet me shumë dyshime se kishin akoma mundësi të jepeshin më bukur, më përsosshmërisht, u shkëput njëfarësoj nga libri, duke rrezikuar që të ketë sjellë ose një libër të palexueshëm, ose një libër që do ketë të paktën më shumë se një lexues. E privilegjuar, M.H. ka mundur të vrapojë në një liri absolute, një ekzistencë gati fatale, duke zbuluar botën e nuk ka dashur kurrë të qëndrojë për të bërë për vete dhe siguruar një publik më të madh, e në të njëjtën kohë të mundur: mund ta lexojnë vetëm tre ose katër njerëz, dhe për atë është njëlloj. Provokative kjo, por asaj i pëlqen ta përsërisë gjithmonë.
Duke ndjekur hap pas hapi krijimtarinë e M.H., duke luajtur njëlloj si personazhi i burgosur i novelës “Lojtari i shahut” i S.Cvajg, i cili në çmendurinë e vet arriti të shkëpusë njërin lojtar nga tjetri, brenda të njëjtit trup, duke i vënë në lojë shahu kundër secilit, shpresoj të lexoj atë që më ka lexuar për këto tre vjet dhe këto kohë, pasi libri ka dalë me kopertinë dhe infrastrukturë të realizuar si gjithë të lindurit e tjerë të kësaj kohe letrare.
Pesëmbëdhjetë tregime që vërtiten rreth një filli filozofik, rezistencës së njeriut dhe mbijetesës së tij morale, shpirtërore, sociale, janë publikuar në vëllimin “E verdha e korrikut” të Miranda Haxhisë, botim i shtëpisë botuese UEGEN.
Duke u rrekur të largojë “patericat” e sajuara, duke marrë parathënie nga emra të shquar të letërsisë shqipe, të cilat shpesh jepen edhe me një vlerë monetare të konsiderueshme, ajo pretendon të ngrihet vetë në këmbë, edhe pse nuk mund të mohojë punën e madhe dhe ndihmën që i ka dhënë në redaktimin e librit shkrimtari Vath Koreshi, i cili, de fakto, është redaktori i këtij vëllimi, apo mendimet e çmuara që i kanë dhënë miqtë e vet, shkrimtarë e kritikë si Alice Landi, Francesco Piano, Domenico Parlamenti, Agron Tufa, Aleksandër Çipa, Sadik Bejko, mendimet e të cilëve e kanë lëmuar me kujdes në pikëvështrime të ndryshme librin e M.H., duke qëruar “melin” e duke shenjuar kulmet dhe ato që e bëjnë librin të ketë siguri në udhën e gjatë e të vështirë drejt lexuesit. Libri niset me këtë lloj pasaporte drejt lexuesit: A ka ndonjë gjë në botë së cilës duhet t’i rri besnik? Ajo do të dallohet menjëherë në ndjenjën time për të gjallët, për një prej tyre, apo në ndërgjegjësimin e një lidhjeje me këdo që vjen përqark frymës sime. E kjo, nuk është ndonjë gjë e madhe. E rëndësishmja, nuk është e vetmja gjë e jashtëzakonshme, nuk është luftë, nuk është fundi, nuk është një zbulim, një kryevepër e shekullit, një kapje e majës, një fluturim prej kamikazësh: Unë e ndaj me miliona njerëz të tjerë, me fqinjët e mi, e në të njëjtën kohë me banorët e kufijve të botës, ku falë kësaj të bëre të zakonshme krijohet e njëjta qendër e botës që është këtu, pranë meje. Të flasësh duke i qëndruar besnik krijimtarisë, kjo është dashuria ime e vërtetë. Derisa tek mua lindin çaste të rezistencës që i japin një ekspresion fytyrës sime, vendosin në trupin tim bosh një zemër, duhet absolutisht të ushtroj vit pas viti dashurinë time për atë që më është e shtrenjtë dhe që është gjëja më e rëndësishme, duke u përpjekur ta sjell në atë formë që, të paktën, të ndiej më pas tronditjen çdo herë për shenjat që vlejnë pak, për të mbyllur me lloz portën, për të qëruar me kujdes një mollë, për të kërkuar e mbledhur fjalët vetëm për një poezi dashurie.
Loja me detajet është një nga pika kulmore në prozën e M.Haxhias, duke përftuar mrekullisht nga shkollat estetike të të mëdhenjve të letërsisë si Çehovi, Floberi, Hygo, ajo sjell detaje të forta, të cilat i ngrenë tregimet në nivel antologjik. Përmendet detaji i kukullave prej druri te tregimi “Drithërimë”, kolinosi te tregimi “Gruaja e ministrit”, apo loja me defektin e këmbës te tregimi “E verdha e korrikut”. Kontrasti është arma tjetër e përdorur mjeshtërisht nga M.H., e që veçon tregimet nga turma e prozës eksperimentale e këtyre viteve. Te tregimi “E puthura”, dallohet më qartë kjo karakteristikë, ku e shëmtuara dhe e bukura jepen në kompleksin dhe bashkëjetesën e tyre. Pa e kuptuar që nga tregimi në tregim, ajo po krijonte një ngjyrë tërësisht individuale, duke u shenjuar si vëzhguese e hollë detajesh dhe cilësish, nëse nis të lexosh njërin apo tjetrin tregim, menjëherë ndjen si transformohesh në sy të një kamere, apo të një aparati fotografik, i cili jep me hollësi gjithë subjektin. Personazhet nuk jepen me cilësira të njëpasnjëshme fizike. Për ta, ajo flet shpesh duke i vizatuar përciptazi, por me veprimet dhe lojën e fjalës i sjell të paharrueshëm në mendjen e lexuesit, të veçantë e për secilin një emër ndryshe, një tipologji ndryshe. Ndonjëherë sikur je i fshehur pas dere e po shikon ç’ndodh, pastaj të mbërthejnë emocionet e njëjta me personazhin dhe në fund edhe vdekja vjen si një mjet, si një strukturë e domosdoshme për të realizuar idenë. Megjithatë, syri i “njerkës” i M.H. kritike nuk mund të rrijë pa dalluar si bien disa nga tregimet në paragrafet e fundit, si te “Për një dashuri”, apo te “Margaritat”.
Nuk mund të mos dallojë ndonjë tregim, i cili ka elemente melodramaticiteti, ku drama jepet e gatshme, nuk të bind si ka ardhur, sërish te “Margaritat”. Nuk mund të mos dallojë që të gjitha tregimet mbahen gati- gati mbi të njëjtin tip subjekti. Syri i “bijës adoptive” pohon se gjithmonë në tregime ka një grua që ikën fshehurazi nga shtëpia, ka një rezistencë gati hyjnore për të mbijetuar e për t’u kapur fort në gjërat që kemi rreth e rrotull. Tregimi “Porta e fundit” është shprehja më e arrirë e kësaj rezistence, ku personazhet janë copëtuar dhe ringjitur me një lojë artistike fjalësh, duke u mbështetur me kurajo mbi fjalitë pavetore, mbi fragmentet dhe risjelljet kohore sipas një ritmike të çakorduar, por shumë të justifikuar për sa i përket stilit dhe idesë që mbart ky tregim. Nëse ata dy apo tre lexues që e kanë lexuar konfirmojnë se kanë gjetur pjesë të vetes së tyre në këto tregime, atëherë, Miranda nuk e kundërshton dhe aq shumë Mirandën, por e ndjek përpikmërisht në udhën e saj krijuese.