Ik, se nuk je kriminel…

02/04/2005 Emigracioni shqiptarë në Angli
Anglia gati dëbimin e kosovarit nga Prekazi. Shumë të tjerë në radhë për t’u deportuar
Përparim Demaj u shpall qytetar-model në Manchester
Autoritetet britanike të emigracionit e kanë më të lehtë që të dëbojnë nga vendi, një qytetar model, i cili jep kontributin e tij në shoqërinë angleze, sesa një njeri të inkriminuar. I tillë është edhe rasti i shqiptarit nga Prekazi, Përparim Dema. Por, përpara se të tregohet historia e Demës, është me vend për të eksploruar realitetin e përditshëm të jetës së shqiptarëve të ndershëm dhe atyre të krimit në Britaninë e Madhe. Përfshi mungesën e një organizimi ose lobingu në mbrojtje të emigrantëve, siç ka ndodhur në Greqi apo Itali.
Shqetësimi
Disa ditë më parë, numri një i Rendit shqiptar, Igli Toska, gjatë një vizite në Belgjikë, shprehu shqetësimin për kriminelët shqiptarë, që fshihen si azilantë në këtë shtet. Tani Toskës do t’i duhet me doemos që deklaratën e bërë në Bruksel ta përsërisë gjatë vizitës së tij të ardhshme në Londër. Nëse Brukseli shquhet për numrin e madh të kriminelëve, që kanë fituar statusin e azilantit politik, ku më i fundit prej tyre ishte Altin Arapi, po ashtu në Britaninë e Madhe shumë të tjerë “wanted” e bëjnë gjumin e qetë, falë azileve të garantuara nga Home Office (Ministria e Brendshme Angleze). E nëse kriminelët shqiptarë të Anglisë zënë faqet e para të shtypit, duke u bërë pararoja e komunitetit shqiptar, ose më keq identifikimi i këtij komuniteti me veprat e tyre, njerëzit e ndershëm gjenden tërësisht pa përkrahje, dhe dëbohen dita- ditës, apo mbahen të mbyllur në qendra detencioni. Në asnjë rast, gjatë tetë viteve të fundit, asnjë nga intelektualët e shumtë shqiptarë, që jetojnë dhe punojnë në Britaninë e Madhe, nuk kanë marrë mundimin të shkruajnë 20 rreshta për të marrë në mbrojtje pozitat e dobëta dhe të pambrojtura të bashkëkombasve të tyre.
Sa here që shtypi britanik ka ndërmarrë investigime të rreme, si rasti i gazetës News Of The World me “Rrëmbimin e Viktoria Beckam” askushi s’u bë i gjallë t’i dërgonte një letër ankese komisionit të mediave.
Ndarja në komunitetin shqiptarë në Angli duket e madhe
Grupimet e emigrantëve në tre grupe, intelektualë, njerëz të thjeshtë që punojnë dokudo dhe kriminelë, bën që asnjëri prej këtyre grupeve të bashkohet me njëri- tjetrin.
Triumfi krimit
Pasojat e mosorganizimit të shqiptarëve në Britaninë e Madhe, thënë ndryshe mosdëgjimi i zërit të tyre, pavarësisht përpjekjeve të zbehta nga individë apo grupe të caktuara emigrantësh, janë të qarta me dëme të mëdha. Kjo, pasi grupi i tretë pikërisht i njerëzve të krimit të triumfojë falë bëmave të tyre dhe zënies vend gjithnjë e më shpesh në faqet e para të gazetave britanike.
Megjithëse iniciativat e herepashershme për organizimin e komunitetit nga ambasadori Kastriot Robo dhe stafi i tij kanë qenë të vazhdueshme dhe mbesin të tilla, gjërat janë rrokullisur shumë pak për mirë në drejtimin e duhur të përsosmërisë së jetës së organizuar të komunitetit me 50000 shqiptarë.
Janë me qindra rastet kur shqiptarë të devotshëm si nga Shqipëria dhe Kosova, janë përballuar me dëbimet vetëm për arsye se atyre nuk u është garantuar azili. Askushi nuk ka dalë në mbrojtje të tyre. Ndërkohë në anën tjetër që Qeveria angleze po paguan faturat mijëra paundëshe të disa gjyqeve maratonë të hapura nga avokatët e disa shqiptarëve kriminelë, që nuk duan të ekstradohen në Shqipëri për të dalë para drejtësisë për krimet e kryera.
Ndërkohë që shqiptarët e krimit, shumë prej tyre me llogari të hapura me drejtësinë shqiptare apo ato evropiane, u është garantuar azil.
Ata kanë fituar “licensën” për të vazhduar të qetë aktivitetet kriminale. Vetë ministri i Brendshëm, Charls Clarke, në një intervistë për gazetën “News of The World”, në lidhje me kriminelin e ekspozuar Besnik Qema, i cili nuk mund të dëbohet, pasi ka azilin e garantuar, u shpreh: “Ky është sistemi ynë që duhet ndryshuar”. Thënë ndryshe, krimineli Qema, me azil të garantuar, nuk mund të dëbohet, por njerëzit e ndershëm dhe punëtorë, duhet të lënë Anglinë. Problemi në dukje është i thjeshtë për autoritetet e emigracionit, por me shumë pasoja pse jo krijon trauma, për ata shqiptarë, të cilët duhet të lënë Anglinë.
Dëbimi
Gazeta “Metropol” ka mësuar se Përparim Demaj, shqiptar nga Prekazi, i Drenicës, është në rrezik që të dëbohet, edhe pse ai është punëtor social në komunën e Manchesterit dhe ndihmon pacientët që vuajnë nga HIV-i dhe AIDS-i.
Puna e tij shembullore në ndihmë të pacientëve me HIV, nuk ka mbetur pa tërhequr vëmendjen e politikanëve rajonal. Kështu, lideri laburist i kësaj komune, Richard Leese, sulmoi politikën qeveritare angleze, e cila po rrezikon që të deportoj shqiptarin të përshkruar si njëri nga qytetarët model të qytetit.
Mungesa në personel ka detyruar qeverinë angleze të Toni Bler të “importojë” personel mjekësor nga vende të ndyshme, të cilët duhet të shërbejnë në sistemin e NHS-sit, në krizë për mjekë e infermierë.
Si pasojë e kësaj situate, komuna e Manchesterit u detyrua që të rekrutojë 12 mjekë nga Kanadaja, me qëllim që të plotësoj nevojën për këtë profesion që paguhet vetëm £13,000 në vit, dhe është absurde se si qeveria hezitoi që Përparimit t’ja jepte vizën e punës.
Përballë një absurditeti të tillë, autoritetet komunale i kërkuan “Ministrisë së Brendshme Angleze“ Home Office të mundësonte dhënien e vizës së punës, por kjo u refuzua për shkak se Përparimi ka kërkuar azil dhe si duket është i nënkualifikuar.
Qytetari model
Përparimi doli nga shkolla në moshën 14 vjeçe që të punoj në fermën e familjes në Prekaz, dhe nga atje iku në Angli, në korrik të vitit 1998 nga frika e genocidit, dy ditë para se trupat serbe të sulmojnë rajonin. I preokupuar maksimalisht me jetën e re, por me mallin për Prekazin, Përparimi do të bëhej një student shembullor. Qëndrimi i tij shembullor në Manchester, vlen të marrë lëvdatat maksimale.
Ai mësoj shpejt anglishten, filloj të punoj si përkthyes, ndihmës në përkujdesjen e të të sëmurve mental dhe punëtor përkrahës i komunitetit për njerëzit me HIV dhe AIDS. Ai mori kualifikimet NVQ niveli 2 dhe NVQ niveli 3, në lidhje me përkujdesjen.
Por në korrik të 2004, avokati i tij e njoftoj se Home Office ka vendosur se ai më nuk ka të drejtë të punoj në Britani dhe mund të deportohet.
Home Office thotë se azilkërkuesit nuk i takojnë asaj kategorie që të munden të kërkojnë leje të punës. Aplikimi për punë në këtë rast duhet të bëhet nga Kosova.
Nuk është e qartë se çka do të ndodhë me Përparimin nëse ai, gruaja dhe dy djemtë e tij do të dëbohen.
Por ajo që duket shumë qartë është fakti se një njeri i kualifikuar për të cilin shërbimi shëndetësor ka nevojë po dëbohet, ndërsa shumë bashkëkombas të tij, që jetojnë me ndihma sociale dhe nuk punojnë, apo të përfshirë në krim, kanë mundësinë të jetojnë të qetë në Angli.
Kujt tjetër mund t’i mbetet faji, përveç burokratëve pijanecë të Londrës në zyrat e emigracionit dhe lejeve të punës?
Politika
E nëse çështja e emigrantëve, të cilët kërkojnë të punojnë me dokumente të rregullta është njëra anë e medaljes, tjetra është ajo e azilantëve ilegalë, siç quhen ndryshe azilantët e dështuar.
Për këta të fundit, shqetësimi ka arritur në majën e piramidës shtetërore angleze, pikërisht tani në prag të zjedhje elektrorale, ku Bler kërkon të fitojë për të tretën herë votat e britanikëve.
Toni Bler, duke parë presionin gjithnjë në rritje, që po krijon problemi i azilkërkuesve, ka pranuar se ai ishte realisht i shqetësuar rreth numrit të azilantëve të dështuar, të cilët nuk largoheshin nga vendi. Shifrat e fundit tregojnë se vetëm gjysma e atyre që nuk kanë fituar azilin, janë detyruar me forcë që të lënë Anglinë.
Prandaj Toni Bler, i cili e kupton se ky problem do të jetë madhor gjatë fushatës së tanishme elektorale, kërkon të rrisë numrin e të dëbuarve nga vendi. Gjithçka për t’i treguar opinionit se problemi po mbahet nën kontroll dhe se qeveria po tregohet e ashpër në këtë çështje. “Ne kemi një traditë fisnike për t’i ofruar vendstrehim atyre të cilëve i largohen persekutimit. Por, sistemi i azilit duhet që të jetë i drejtë me të gjithë”, ka komentuar Bler. Pikërisht problemet me azilkërkuesit në vend, bëri që vitin e shkuar ministrja e Emigracionit, Beverly Hughes, të japë dorëheqjen. Që nga ardhja në pushtet e laburistëve, ky ka qenë një problem, i cili ka shqetësuar qeverinë gjatë të gjithë kohës, duke u akuzuar nga opozita konservatore si të dështuar në zgjidhjen e problemit.
Masat
Shefi i laburistëve anglezë, Toni Bler, e ka të qartë se problemi nuk mund të zgjidhet vetëm me deportimin e azilantëve të dështuar nga Anglia. Për këtë, ai bëri ndryshime në ligj, të cilat u aprovuan nga parlamenti. Që nga java e ardhshme ata persona që kapen duke hyrë në Britani me dokumente false, apo i grisin ato me të mbërritur në pikat aeroportuale do të dënohem me dy vjet burg. Kjo masë ekstreme, e para e këtij lloji në Evropë, kërkon të minimizojë në maksimumin e mundshëm hyrjet ilegale në vend. Jo vetëm kaq. Në masat shtrenguese të qeverisë Bler përfshihen edhe shtimi i kapacitetit mbajtës të qendrave të detencionit me 1000 vende, duke trefishuar këtë kapacitet. Fillimjavën e ardhshme fillon së funksionuari qendra e largimit të emigrantëve, e quajtur “Immigration Removal Centre Heathrow”.
Bler ka paralajmëruar shtetet që “prodhojnë” azilantë të dështuar se ata duhet që të shpejtojnë procesin e pranimit të këtyre personave sa më parë. Edhe teknologjia më e fundit, ajo biometrike e pasaportave, është futur në luftën e Blerit me emigrantët, duke përfshirë në vizat e lëshuara për të hyrë në Angli, biometric dhe biological të dhëna, duke ndaluar falsifikimin e tyre.
Disa te dhena per shqipetaret ne Britanin e Madhe
- Sipas statistikave jozyrtare, në Britaninë e Madhe jetojnë rreth 50000 shqiptarë.
- Numri i emigrantëve shqiptarë erdhi duke u rritur pas vitit '98.
- Emigrantët shqiptarë janë përqëndruar në Londër, sepse mundësitë për t’u punësuar janë më të mëdha.
- Ndërsa në Irlandë numri i emigrantëvë arrin nga 2000 deri në 3000 vetë.
- Nga viti në vit ka një rritje të studentëve shqiptarë, që frekuentojnë universitetet angleze. Vetëm në universitetin e Oxfordit studiojnë më shumë se 50 studentë shqiptarë.
- Krahas shumicës së njerëzve që punojnë, bie në sy dhe një rritje e grupeve kriminale, të cilat kanë vepruar në shtete të tjera të Evropës.
- Shumë emigrantë kanë arritur të hapin biznese private, restorante, lavazhe makinash, internet kafe, apo dhe në dy kompani, të cilat merren me sigurimin e klubeve të natës, apo të personave VIP.
Ja masat e propozuara nga Toni Bler
-Dyfishim i numrit të personave të deportuar nga Anglia.
-Dy vjet burg për ata që përdorin dokumente falso hyrjeje.
-Dy vjet burg atyre që grisin dokumentet e udhëtimit kur mbërrijnë në Angli.
-Inkurajim qeverive të tjera të pranojnë shtetasit e tyre që do të deportohen.
-Rritje e survejimit në ambientet aeroportuale.
-Ritje të masave shtrënguese ndaj azilantëve.
-Shtim të kapacitetit të qendrave të detencionit.
-10 vjet burg trafikantëve të emigrantëve
-Mashtrimi në kërkesën e azilit, akt kriminal i dënueshëm me burg.
-2 vjet burg nëse këshilluesit e azilantëve thyejnë ligjin.
-Shtimin e 100 gjykatësve për apelet e azilantëve.
-Rritjen e numrit të gjykatava nga 56 në 103.
-4 javë kohë për shqytimin e kërkesës për azil.
-Punësimin e 320 oficerëve të tjerë emigracioni.
-Shtimin e 23 milionë paund buxhetit së ndihmës legale për azilantët.
-Shtimin e 1000 përkthyesve në shërbim të gjykatave.