Shtyhet afati i riregjistrimit për biznesin e vogël
03/04/2005 Tatimorët do të vendosin gjoba deri në 350 mijë lekë pas 10 prillit
Tatimorët u kanë dhënë edhe tetë ditë afat të gjitha bizneseve të vogla, që nuk kanë shkuar akoma të bëjnë riregjistrimin dhe të tërheqin formularët e taksave që duhet të paguajnë. Pas datës 10 prill, të gjitha bizneset që verifikohen se nuk kanë kryer aktin e regjistrimit, do të gjobiten me 350 mijë lekë. Por, kjo nuk është gjoba e vetme që do të kenë në kurriz bizneset e pabindura. Për deklaratën e patërhequr dhe formularët e pagesave, gjoba do të jetë 100 mijë lekë të vjetra, ndërkohë që për çdo ditë vonesë në pagimin e tatimit, fitimit dhe taksave vendore, gjoba do të jetë 25 për qind e vlerës së taksës. Por duket se, edhe pse bizneset kanë qenë të lajmëruar për të gjitha taksat e rënda që do të aplikohen në 2005-ën, nuk kanë shkuar për të bërë riregjistrimin apo për të bërë parapagesën për taksat vendore dhe tatim-fitimin. “Ka patur një problem këtë vit, pasi tatimorët duhet të mbledhin dhe taksën e sigurimeve shoqërore për llogari të Sigurimeve Shoqërore dhe duket se bizneset kanë pritur të mbledhin të gjitha paratë për të bërë paralelisht pagesën dhe riregjistrimin”, thotë për “Metropol”, Bardh Sejdarasi, këshilltar i shtypit pranë DPT-së. Kjo ka bërë që tatimorët të tregohen më të arsyeshëm dhe nga data 20 mars që ishte afati i fundit, koha limit para se të fillojë gjoba është shtyrë deri më 10 prill. “Mbas 10 prillit, në çdo kontroll të tatimorëve që do të verifikohet mosregjistrimi apo pagimi i këstit të parë të taksës, do të vendosen gjobat”, thotë Sejdarasi. Për këtë vit fiscal, sipas të dhënave të tatimorëve, parashikohet që Tirana të ketë 14 mijë subjekte, ndërkohë që në shkallë vendi numri i subjekteve të regjistruara pritet të jetë 50 mijë. Në paketën fiskale të këtij viti, tatimi mbi fitimin është vendosur në masën 3 për qind dhe taksat vendore kanë tarifa fikse. Ligji për taksat vendore parashikon që vitin e parë të regjistrimit, tatim-paguesi duhet të bëjë një parashikim të qarkullimit të tij për të gjithë vendndodhjet e biznesit. Më pas, administrata tatimore llogarit këstet e tatimit në bazë të qarkullimit të parashikuar, përveç rasteve kur ekzistojnë të dhëna që tregojnë se parashikimi i bërë nga tatim-paguesi është i pasaktë, situatë në të cilën administrata tatimore mund të përdorë të dhënat që disponon dhe metoda indirekte për të rivlerësuar shifrën e qarkullimit të dhënë nga tatim-paguesi dhe të llogarisë këstet në bazë të shifrave të rivlerësuara.