Bylisi, ku u vunë muzat e Dionisit

03/04/2005 Një vizitë në Bylis mund të realizohet në ndjekje të një itinerari që kalon nëpër monumentet më të rëndësishëm të zbuluara në gërmimet arkeologjike. Ai nis nga porta nr.6 e murit antik, që ka qenë edhe hyrja kryesore në të gjithë kohën e ekzistencës së qytetit, për të kaluar drejt agorasë pranë banesës B. Pas vizitës së monumenteve të agorasë, rekomandohet ngjitja mbi shkallaren e teatrit, nga hapet një pamje madhështore mbi luginën e Vjosës deri në Adriatik. Prej aty ndiqet muri bizantin, për të dalë te stoa e madhe dhe bazilika A dhe për të parë banesën A në anën lindore të murit. Vazhdohet më tej në krah të murit biznatin për të arritur te balizilika B, me të cilën mbyllet itinerari kryesor. Një itinerar plotësues mund të bëhet me vizitën e bazilikës D dhe E, oborrit të fortifikuar dhe anës lindore të qytetit, ende pak të eksploruar.
Stadiumi dhe stera
Stadiumi i Bylisit paraqet një zgjidhje të veçantë në krahasim me stadiumet në formë patkoi të qyteteve antike. Për shkak të përshtatjes ndaj terrenit, ai ka vetëm një krah, që mbështetet në pjerrësinë e terrenit. Veçoria më tipike e stadiumit të Bylisit, që përbën një nga krijimet origjinale të arkitektëve vendës, është ndërtimi i një stere gjigande uji nën pistën e krahut verior të tij. Kjo është pjesa kur ruhet më mirë shkallarja e stadiumit, e ndërtuar me blloqe katërkëndëshe gëlqerore. Ruhen 19 shkallë me lartësi 0.30 m dhe gjerësi 0.40 m. Në përmasa të tilla nuk ofronin vend për uljen e spektatorëve, të cilët ishin të detyruar të ndiqnin garat sportive, duke qëndruar në këmbë.
Pjesa jugore e stadiumit ruhet vetëm në pak radhë, por dallohen shkallinat më të ngushta që shërbenin për lëvizjen e spektatorëve. Në një bllok të radhës së parë të shkallares ka qenë skalitur një mbishkrim në gjuhën greke, që përkthehet: “Kur ishte prytan Aleksomas, Botihu, biri i Lyksikut, ngriti mbishkrimet (për lirimin e tij nga skllavëria), sipas ligjit”. Në këtë pjesë të stadiumit, gjatë gërmimeve janë gjetur disa tesera të rrumbullakëta prej bronzi, me mbishkrimin Bylis, dhe me një vrimë në mes për t’u mbajtur të lidhura. Këto s’janë gjë tjetër veçse biletat për t’u futur në stadium apo teatër, të cilat spektatorët bylinë i mbanin të lidhura në brez, ngaqë veshjet e asaj kohe nuk kishin xhepa. Në bazë të teknikës së ndërtimit dhe gjetjeve arkeologjike, ndërtimi i stadiumit dhe sterës së tij i takon periudhës së madhe të ndërtimit të agorasë, rreth mesit të shek.III p.K.
Terma e Justinianit
Stera ka vazhduar të përdoret deri në periudhën bizantine. Në perëndim të sterës, duke shfrytëzuar ujin e saj ka qenë ngritur një termë publike. Ndërsa ka formë katërkëndeshë me disa kthina, ku dallohen dhoma e zhveshjes, vaskat e ujit të freskët, ambienti i vakët, banja e djersitjes, salla e nxehtë, furra dhe dhoma e zjarrit. Monedhat e shumta prej bronzi të gjetura në prefurnum, prerje të Justinianit I dhe Baduilesë, datojnë shkatërrimin e termeve në vitet 547-551, kurse kohën e ndërtimit të saj e jep një mbishkrim i gjetur në murin rrethues të qytetit, që duket se vjen nga kjo banjë. Mbishkrimi i skalitur në një tabula ansata, i ruajtur pjesërisht, flet për ndërtimin e një banje në kohën e Justinianit I. “E Justinianit (sundimtar) shumë të fuqishëm (...) unë jam banja, (ndërtim!) i dobishëm...
Bazilika
Bazilika C është një kishë me përmasa mesatare. Ajo ka tre nefe, narteksin me një galeri mbi të, të paraprirë nga një portik dhe disa anekse. Nefi qendror është i shtruar me pllaka guri. Nefet anësore kanë gjerësi 2.46 m e 2.26 m dhe janë të pajisura me sofate për t’u ulur besimtarët gjatë ceremonive. Sanktuari përfundon në lindje me një synthronon të thjeshtë me tri shkallë, për uljen e klerikëve. Para tij qëndron altari, nga i cili ruhet në vend bazamenti dhe poshtë tij depo e relikeve. Ndarja e nefeve është bërë me harkada të mbështetura mbi kolona monolite prej guri, të vendosura mbi një stilobat të lartë. Mbi kolona qëndrojnë kapitele jonike me imposte të zbukuruara në të dy faqet. Hapësirat midis kolonave janë mbyllur me parapete të përbëra nga shtylla dhe pllaka guri të zbukuruara me motive të shumta origjinale.
Sanktuari dhe njëri nga anekset janë shtruar me moziakë me motive gjeometrike, bimore, zoomorfe dhe figura njerëzore.
Në sanktuar ka dhe dy skena jo të zakonshme; në të parën, dy tufa me nga gjashtë qingja, që personifikojnë dymbëdhjetë apostujt, që shkojnë drejt altarit, kurse tek e dyta pjesëtarët e klerit me kandelabër në dorë drejtohen për në kishë. Një mbishkrim i shkruar në mozaik tregon se ai ka qenë realizuar në kohën e peshkopit Praisios. Për fat të keq, ai nuk përmendet në listat e peshkopëve të Bylisit, gjë që do të mundësonte një datë për ndërtimin e mozaikut. Megjithatë, çereku i dytë i shek.VI m.K., duket se do të ishte më afër të vërtetës për periudhën e ndërtimit të bazilikës C.
Pranë bazilikës është një ndërtesë e shekullit VI m.K. Ajo i takon tipit më të përhapur të banesave të shek. V-VI në Bylis, të cilat janë zakonisht me tri dhoma drejtkëndëshe, paralele me njëra-tjetrën, të pajisura me një verandë. Pjesa më e madhe e tyre kanë qenë me një kat dhe një gjysmëkat, që ka shërbyer për mbajtjen e rezervave ushqimore.
Teatri
Teatri është monumenti më i rëndësishëm i Bylisit të periudhës antike. Bashkë me stoan e madhe dhe stadiumin, ai ka përcaktuar kompozimin arkitektonik të agorasë rreth mesit të shek III p.K. Për ndërtimin e teatrit është zgjedhur këndi juglindor i agorasë, ku ngritja e menjëhershme e terrenit jepte mundësi për shfrytëzimin e shpatit për ndërtimin e shkallareve. Gjithashtu, ky pozicion ngjitur me murin rrethues të qytetit jepte mundësi për të komunikuar drejtpërdrejt me trevën fshatare të koinonit, nga vinte një pjesë e madhe e shikuesve, pa qenë nevoja të kalonin nëpër lagjet e qytetit.
Vizitorit që vinte nga stadiumi, apo futej në qytet nga porta, teatri i shfaqej përpara si një ndërtim madhështor, me godinën e skenës në sfondin e shkallares. Dy mure mbajtëse anësore e thekson këtë perspektivë, ndërsa kolonada dorike e portikut të godinës së skenës krijonte një monumentalitet të panjohur për teatrot e kohës. Dy bazamente përpara teatrit shënojnë vendet ku kanë qenë vendosur skulptura të Dionisit, apo muzave.
Bylisi në gjurmët e arkeologëve
Neritan Ceka dhe Skënder Muçaj në terrenin e tyre më të përzemërt sjellin në një botim të ri Bylisin e lashtë. Historia dhe monumentet e tij janë fokusi i dy autorëve, specialistë të arkeologjisë shqiptare, për të dhënë ndoshta në një mënyrë më të plotë qytetin e lashtë me ç’ka histori brenda saj.
Bylisi dhe qendrat antike pranë tij, të njohura për një rreth të ngushtë specialistësh, por jo në një nivel më të gjerë të të apasionuarve pas thesareve arkeologjike. Duke zënë fill nga historia e Bylisit dhe e bylynëve, autorët japin që në krye të botimit specifika të shtrirjes gjeografike.
Bylisi është një nga qendrat më të rëndësishme arkeologjike të Shqipërisë, renditur për nga vlerat monumentale, krahas Apolonisë dhe Butrintit. Me pozitën zotëruese mbi kodrat e Mallakastrës dhe mbi hapësirën e luginës së Vjosës, kjo qendër ilire na ofron një pamje krejt të veçantë në krahasim me qytetet e Antikitetit klasik. Autorët Ceka dhe Muçaj vënë në dukje se historia e Bylisit është natyrisht shumë më e pasur, kur e trajtojnë në kuadrin e bashkësisë ilire të bylynëve dhe e pasurojnë me të dhënat e kërkimeve arkeologjike.
Burimi më i hershëm për historinë e bylynëve është gjeografia greko-pseudo-skylaksi, i cili, sipas autorëve të librit, ka lënë një përshkrim të bregdetit Adriatik dhe Jon rreth vitit 380 p.K. Ai shkruante: “Orikët banojnë në krahinën e Amantisë; amantët që shtrihen deri këtu janë ilirë dhe bylinë, duke lënë të kuptohet se lidhja midis amantëve dhe bylynëve shpreh një bashkësi politike, një konion, siç quhej atëherë. Emri i kësaj bashkësie del që herët në një mbishkrim mbi një fletë plumbi të depozituar në orakullin e Dodonës rreth viteve 360-340 p.K.
Në një kuptim më të gjerë, bashkësia e bylynëve, thonë autorët, ishte pjesë e krahinës së madhe ilire të Atintanesë, e cila përfshinte tërë luginën e poshtme e të mesme të Vjosës.