Tatimorët japin provim për të ruajtur vendin e punës

03/04/2005 Administrata do të organizojë tre teste, kush nuk kalon dhe të tretin humbet vendin e punës
Rreth 600 punonjës të administratës tatimore kanë dhënë dje provimin e parë për të ruajtur vendin e punës, ose në rastin më të mirë për të ngritur pozicionin e tyre. Kjo do të jetë prova e parë që do të ndiqet më pas nga dy testime të tjera, të cilat mund të nxjerrin përfundimisht nga administrata punonjësit e pazotë. Iniciativa e ministrit të Financave është finalizuar me organizimin nga ana e Misionit Anglez të Asistencës pranë Drejtorisë së Tatimeve të provimit, i cili ka patur një pyetësor prej katër faqesh me ushtrime për t’u zgjidhur. “Me anë të këtij testi, ne testojmë nivelin e punonjësve tatimorë në Shqipëri dhe sa ata i përafrohen kritereve profesionale të punonjësve homologë në vendet e BE-së”, ka thënë përfaqësuesi i Misionit Anglez. Ndërkaq provimi është komentuar nga Malaj si pjesë e strategjisë që ka Qeveria shqiptare për të përmirësuar në mënyrë të konsiderueshme administrimin fiskal, ku roli i inspektorëve tatimorë, roli i punonjësve të doganave është përcaktues. “Faza e parë fillon sot dhe ka për qëllim të testojë njohuritë e tyre të përgjithshme. Të gjithë punonjësit do t’i nënshtrohen këtij testi”, ka sqaruar Malaj hapat e testimit. Nëse dikush prej të testuarve nuk e kalon testin, pengohet të bëjë karrierë brenda Administratës Tatimore. Në testin e dytë, ata që nuk do të fitojnë, paralajmërohen të dalin nga administrata tatimore në rrugë ligjore dhe kush nuk fiton testin e tretë të aftësive profesionale, përfundimisht nuk do të jetë më pjesë e administratës tatimore. Ndërkaq mësohet se, Misioni Anglez vetëm sa ka hartuar tekstin e testimit dhe do të bëjë vlerësimin dhe më pas të gjitha të dhënat do të jenë në duart e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, që do të vendosë për fatin e punonjësve. “Kjo duhet të aplikohet sidomos gjatë periudhës tranzitore të përfitimit të Statusit të Nëpunësit të Shërbimit Civil”, tha ministri Malaj, në lidhje me kohën e organizimit të testimit. Kështu të gjithë punonjësit që janë në administratën tatimore do ta kalojnë këtë test. Por nuk do të përjashtohen dhe punonjësit e rinj, që do të rekrutohen në këtë administratë dhe që do t’u duhet të kalojnë provimin e parë gjatë kohës që kanë kontratën e përkohshme me tatimorët. Ministri i Financave, Arben Malaj, ka sqaruar se Shkollën Fiskale, e ngritur së fundi, do të jetë në varësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Administratës Publike dhe do të shërbejë për të trajnuar dhe testuar të gjithë punonjësit e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. “Qeveria do të miratojë gjatë kësaj jave ligjin për vënien në shërbim të Shkollës Fiskale”, ka deklaruar Malaj. Ndërkaq, kreu i Tatimeve, Petrollari, ka sqaruar se rekrutimi i zyrtarëve tatimorë bëhet vetëm mbi bazën e procedurave, akteve ligjore.
Testi i parë
Testimi i njohurive të përgjithshme dhe ripozicionim sipas rezultateve
Testi i dytë
Paralajmërim për përjashtim nga strukturat tatimore, në rast se nuk fiton
Testi i tretë
Dështimi në testin e tretë sjell përjashtimin përfundimtar nga administrata tatimore
Çfarë kishte testimi
Testimi ishte një kontroll mbi njohuritë fiskale dhe financiare të punonjësve të administratës tatimore. Paneli i parë kishte 20 ushtrime, që kërkonin llogaritje për të dhënë përgjigjet e sakta. Këto përfshiheshin në sektorin e llogaritjeve dhe tatimorët duhet të kishin njohuri të mira matematike për të zgjidhur ushtrimet. Ushtrime si llogaritja e distancave ose vëllimit të materialeve në prodhim, të vëna në funksion të zgjidhjeve matematike. Më pas vinte paneli i çështjeve financiare. Në këtë panel kishte 10 ushtrime, për të cilat duhet të kishe njohuri të forta nga fusha e financës për t’I dhënë zgjidhje. Ushtrimet ishin raste të llogaritjes së kostos së blerjeve të produkteve ose ushtrime mbi llogaritjen e TVSH–së, apo të llogaritjes përfundimtare të taksave që një biznes duhet të paguaj, pasi mbyll bilancet. “Rezultatet mund të jenë të kombinuara dhe në rast se një punonjës nuk jep shumë në pjesën e parë të llogaritjeve, mund të bëjë më shumë në atë të njohurive financiare”, tha në lidhje me testimin përfaqësuesi i Misionit të Asistencës së qeverisë angleze pranë kësaj drejtorie (DFID).