Mençuri me zemër
03/04/2005 Për të marrë vesh se çndodh brenda një gjaku kur është i ngrohtë nga dhimbjet apo i mpiksur nga të ftohtit rrotull, nuk mjafton vetëm nevoja e heqjes së mllefit, apo të qenit fatalist.
Pavarësisht iluzionit që ekziston tek të gjithë për atë sekondën e fundit të shpresës, shkrimtarja Miranda Haxhia gjen momentin e saj, jo për të kërkuar, por gati në mënyrë provokuese pyet: A ka ndonjë gjë në botë së cilës i duhet ndenjur besnik?
Ka plot që kanë filluar të mendojnë se është shumë qesharake të kërkosh tek të tjerët ndjeshmëri gjer në koc. Dhe aq më keq është të vetërrëfehesh krejt sinqerisht për gjënë më “sekrete”, së cilës i bindesh fshehtas, e vjedhur prej asaj forme që e ndan një qenie, nga një njeri, nga një copë akulli me dy sy, apo nga të gjithë ata që e kanë të vështirë të ulen dyst e të kuptojnë se ku rrojnë. Në vëllimin me tregime, “E verdha e korrikut”, botuar nga UEGEN, Haxhia ka një këmbëngulje të fortë, aspak të qëllimshme, por në distancë elegante, thotë se “duhet të flasësh duke i qëndruar besnik krjimtarisë”. Çdo shkrimtari të paktën do t’i duhen ca minuta kohë për të gjetur hirin e fjalës a vëmendjes tek lexuesi. Haxhia i bën një nder njeriut me tregimet e saj.
Ajo nuk ndërhyn në jetë, nuk ndërhyn në zemër të askujt, por e regj mirë e mirë veten, për të treguar arketipin e saj mëmësor, adaptues.
Sinqeriteti nuk i intereson shumë, dihet që është gjë me të lindur dhe duket se Haxhia e shpërfillur tej mase.
Tregimet e saj nuk vendosin kohën, e për rrjedhojë ndoshta nuk ia vlen të thuash se çfarë vakti është. Ngulja e imagjinatës nuk ka të bëjë, në rastin më të veçantë, me përfytyrime a vizione që i fusin në kurthe jashtënjerëzore personazhet e saj. Personazhet nuk i ka aq të mençur sa vetja, por me zemër, ndërsa situatat, ngjarjet, lëvizjet e njerëzve, i mban në pëllëmbë të dorës. Frika e saj e vetme është si do lexohet, si do ta vëzhgojë lexuesi që duket sikur e tremb nga ajo që shkruan. Sepse e kupton se është e vështirë të gërmosh aq thellë, është e përtueshme të hysh e të mbash gjatë një njeri në mendje, e në këtë rast një personazh është tepër mundim. Por, Haxhia, në mënyrë provokative nuk heq dorë nga asnjëra. Rremat e gjakut janë plot mendim, deri te kujdesi për të paraqitur çdo njeri interesant.
Për këtë nuk ka shtresa lëkure që digjen. Dashuria kërkohet hapur, pritet me zemër. Por në veçim nga rastet e zakonshme, personazhet e tregimeve të Haxhias kanë ndjeshmëri instiktive, të lindur, tepër genetike.
Për të të bindur për këtë, tregimet e Haxhias ecin, ndjejnë dhe janë shumë mirënjohës, fatalistë, madje dhe të dështuar në qenien si njeri, mbahen fort mend vetëm përmes detajeve. Duke u ngecur te vesi më intim, i pavënë re nga personazhet, vetvetiu, shumë natyrshëm ato bëhen tamam “shqiptarë”, gati si “godinë” piramide, duke shkrehur në fund në dënesje të thjeshta ndjeshmërie, aq të munguara.
Kjo është vetëm për letërsinë, që ka gjak për t’u ndjerë të shkruara në pesëmbëdhjetë tregime në “E verdha e korrikut”.