Banka Botërore, fajtore siç qe akuzuar
Kur Robert Zoellick mori drejtimin e Bankës Botërore më 2007 - pas muaj të tërë skandali mbi favorizimin që e dashura e ish-presidentit Paul Wolfowitz pati përfituar, shumë njerëz shpresuan se ditë të lumtura qenë përpara për këtë institucion. Pra qe tronditëse të dëgjosh se z.Zoellick përshkroi si "rrëqethëse" sjelljen e bankës mbi një projekt rakitik për të zhvilluar bregdetin e Shqipërisë. Ai po u përgjigjej zbulimeve të një paneli të caktuar nga banka, i cili gjeti lidhje të qarta mes shembjeve të gabuara të 16 shtëpive në vendbanimin bregdetar të Jalit dhe projektit, në të cilin banka pati hedhur 17.5 milionë dollarë.
Mea culpa e hapur e z.Zoellick tingëlloi mbresëlënëse dhe projekti u pezullua. Përgjigjja e menaxherëve të bankës, në një dokument të datës 18 shkurt, është gjithashtu i mbushur me keqardhje. U premtua ndihmë ligjore për familjet e prekura, për t‘i ndihmuar ato të kërkojnë kompensim.
Por hetimi zbuloi një histori të mërzitshme paaftësie, keqmenaxhimi, turbullimi dhe ndoshta edhe më keq. Dhe kjo erdhi thjesht një muaj pasi banka u detyrua të japë një deklaratë për të identifikuar firmat që u rilejuan të merrnin pjesë në projektet e bankës - dy prej të cilave, Wipro dhe Satyam kishin ofruar "përfitime të palejueshme" për stafin e bankës. Mashtrimi siguroi argumente të freskëta për kritikët e bankës, të cilët argumentojnë se ajo u tregua e ngadaltë, opake në vendimmarrje, si dhe nuk mori parasysh në mënyrë të mjaftueshme jetën e njerëzve që u prekën nga punët e saj.
Në projektin shqiptar, kjo është një nga çështjet më të sikletshme: Një dokument prezantues përfshinte raportimin mbi një marrëveshje me qeverinë për ndalimin e shembjeve të ndërtimeve të paautorizuara derisa disa rregulla të vendoseshin për të përcaktuar se çfarë do të thotë aktivitet ilegal dhe për të ndihmuar njerëzit e dëmtuar. Në të vërtetë, një marrëveshje e tillë nuk ekzistonte dhe këtë gjë, së paku disa punonjës të bankës e dinin. Korrigjimet në dokument u bënë pak para se projekti të prezantohej te bordi i bankës, pastaj u amenduan dhe në fund, u hoqën. Për pasojë, disa punonjës vijonin të besonin se një marrëveshje ekzistonte dhe i referoheshin asaj në dokumente të tjera.
Sipas raportit të këshillit të përgjithshëm të bankës mbi problemin e marrëveshjes që nuk ekzistonte, rezultoi se banka nuk ka procedura të qarta për të përcaktuar përgjegjësinë e prezantimeve të pasakta. Menaxherët pranuan nevojën për më shumë saktësi në përgatitjen e takimeve të bordit.
Projekti shqiptar nxjerr në dritë edhe disa pyetje të vrazhda mbi ata që banka rekruton dhe bashkëpunon kur zbaton projektet e veta. Në këtë rast, Menaxherët e Bankës i thanë panelit të investigimit se nuk kishte një lidhje mes shkatërrimeve në Jal dhe projektit.
Shko direkt në Jal
Në të vërtetë, shkatërrimet u zbatuan nga policia ndërtimore shqiptare, jo banka. Por paneli zbuloi se fotot ajrore, të cilat identifikuan objektivat për shembje u siguruan nga stafi i njësisë së koordinimit të projektit dhe se ata patën përdorur fonde të Bankës Botërore. Ato fotografi iu dërguan policisë ndërtimore së bashku me një letër nga koordinatori i projektit ku kërkohej që të veprohej "sa më parë të jetë e mundur". Policia ndërtimore iu përgjigj kërkesës së koordinatorit me shumë zell, duke mbërritur në gjirin e Jalit për të shkatërruar shtëpitë "ilegale" që në orët e para të mëngjesit. Kjo gatishmëri për ta kënaqur ndoshta nuk qe thjesht pasojë e respektit për Bankën Botërore: koordinatori i projektit qe dhëndri i Kryeministrit shqiptar, Sali Berisha, i cili së fundmi ka kthyer tërbimin e tij kundër bankës.
Paneli i Inspektimit vëren në raportin e vet se stafi lokal i Bankës Botërore qenë shqetësuar si për lidhjet politike të koordinatorit ashtu edhe për kualifikimet e tij. Gjithsesi, ai u emërua dhe e fitoi postin e punës vetëm pak muaj pasi vjehrri i tij u bë Kryeministër.
Ky nuk ka gjasa të jetë rasti i vetëm i këtij lloji. Emërimi i njerëzve me ndikim dhe me planet e veta, në disa raste, kokëgdhe me bankën, është një problem i gjerë mbi mënyrën se si administrohen projektet e bankës. Përgjigjja e bankës për rastin e Shqipërisë përfshin edhe premtimin për t‘u përpjekur për të shmangur emërimet që përfshijnë figura me konflikt interesi, gjithmonë "nëse është e mundur". Por problemi, mund të mendojnë disa, është se prania e njerëzve të tillë në projekte mund ta lejojë bankën të punojë më shpejt falë lidhjeve të tyre, një "aftësi" shumë e vlerësuar në vende me klimë politike të vështirë. Dhe ky mund të përbëjë një avantazh për menaxherët e lartë kur njerëz me lidhje të mira punësohen.
Korrupsioni i llojit të vjetër është problem gjithashtu, siç del në dukje nga saga e dy kompanive të teknologjisë të përmendura më lartë. Ka edhe një ngjarje të stërmadhe që përfundoi më 2008 dhe që nxori në pah "tregues të papranueshëm mashtrimesh dhe korrupsioni", sipas z. Zoellick.
Në anën pozitive, së paku banka mësoi të pranojë gabimet e veta kur vërtetohet se ato kanë ndodhur. Dhe së fundmi, është rënë dakord që fondet të pezullohen kur dyshohet për korrupsion. Fuqizimi i panelit të inspektimit për të parë në çështje të korrupsionit, është gjithashtu një hap i dobishëm.