E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmbytjet, Withers dhe Lohan premtojnë ndihma për banorët e dëmtuar

Tiranë, 14 janar
NOA Fill pas inspektimit të zonave të përmbytura në Shkodrër, ambasadori i Shtetet
e Bashkuara të Amerikës, Withers dhe ambasadori i KE Lohan premtuan sot ndihmë
deri në rehabilitimin e plotë të zonës së Shkodrës.

Withers u shpreh
se duke filluar nga nesër do të jepen të dhëna për fazën e parë të ndihmës nga
SHBA-të që do të ndiqet nga një tjetër faze që konsiston në kthimin e banorëve
në shtëpi.
BE dhe shumë vende anëtarë kanë treguar solidaritet, që nuk përfundon këtu.

Ne do të jemi këtu
në rikuperimin dhe rehabilitimin e zonës, tha ambasadori i KE Lohan i cili
shtoi se komuniteti ndërkombëtar ka shprehur solidaritet konkret si në ekspertë
ashtu edhe në shpërndarjen e ndihmave.
Dy ambasadorët inspektuan sot zonat e përmbytura në Komunën Obot në Shkodër
bashkë me presidenti Bamir Topi i cili kërkoi kompensim rela për banorët e
dëmtuar.

k.k/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›