Meta, mesazh ngushëllimi për tragjedinë e tërmetit në Haiti
Tiranë, 14 Janar NOA - Zv. Kryeministri dhe
Ministri i Punëve të Jashtme z. Ilir Meta shpreh ngushëllimet më të sinqerta për
viktimat e tërmetit katastrofik që goditi Haitin. Në një letër ngushëllimi
drejtuar Ministres së Punëve të Jashtme të Haitit Znj. Marie-Michèle Rey, Meta
shprehu solidaritetin dhe simpatinë më të thellë ndaj popullit haitian si dhe
vullnetin e Qeverisë shqiptare për të kontribuar përkrah partnerëve
ndërkombëtarë për kapërcimin sa më të shpejtë të kësaj situate dramatike.
Teksti i letrës së z. Meta:
Me dhimbje të thellë mësova lajmin e
katastrofës tragjike që goditi vendin Tuaj dhe që fatkeqësisht ka shkaktuar një
numër tronditës viktimash dhe të lënduarish.
Duke marrë pjesë në këtë hidhërim të madh që
ka prekur Haitin, më lejoni, Shkëlqesi, që tju shpreh juve, dhe nëpërmjet jush
popullit tuaj dhe familjeve të viktimave, simpatinë time të thellë dhe ngushëllimet
e mia më të sinqerta.
Dëshiroj tju shpreh gjithashtu gatishmërinë e
plotë të Qeverisë shqiptare si dhe solidaritetin e vendit tim për tju gjendur
pranë popullit Tuaj në këto momente të vështira. Jemi gati të kontribuojmë
përkrah partnerëve tanë ndërkombëtarë për kapërcimin sa më të shpejtë të kësaj
situate dramatike.
Së bashku me ngushëllimet, ju lutem pranoni,
sigurimet e konsideratës sime më të lartë, - përfundon mesazhi i Metës.
r.b/NOA