BE-ja reagon pas kritikave te SHBA-se
Pas kritikave të SHBA mbi paaftësitë e Europës për zgjidhjen e krizës, një ditë më parë të deklaruarar nga zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, BE ka reaguar përmes zëdhënësit të KE, Olivier Bailly. Sipas Komisionit, presidenti Obama ka thënë se ka besim në aftësitë e Europës për tiu përgjigjur krizës. SHBA i kuptojnë shumë mirë përpjekjet e KE. Diskutimet që kemi në nivel dypalësh, shumëpalësh dhe teknike, tregojnë se SHBA kanë një mirëkuptim perfekt mbi përpjekjet që po bëjmë duke patur mbështetjen e plotë mbi një seri cështjesh ka thënë zëdhënësi i KE. Ai ka sqaruar se nuk ka divergjenca mes BE dhe SHBA mbi zgjidhjen globale të krizës. Është normale ka komentuar Bailly se ka shqetësime mbi brishtësinë e bankave dhe kjo nuk është ekskluzive për Eurozonën, edhe SHB kanë probleme me borxhin. Zëdhënësi i KE ka sqaruar se BE ka një shkëmbim të rregullt opinionesh me partnerët e vet. Nga ana tjetër ka reaguar edhe zëdhënësi i komisionerit për cështjet ekonomike dhe monetare, Olli Rehn, i cili ka komentuar se marrëdhëniet me SHBA janë shumë pozitive si me KE ashtu edhe me të gjithë BE. Amadeu Altafaj ka sqaruar se partnerët e Europës janë të informuar mbi situiatën dhe përpjekjet që po bëhen për konsolidimin fiskal të llogarive publike, për fuqizimin e sektorit bankar në Europë si dhe reformat në mbështjetje të rritjes ekonomike. Një ditë më parë nga Shtëpia e Bardhë, u deklarua se tregjet janë skeptike mbi atë se cfarë do të ndodhë me krizën në Europë, duke kritikuar liderët europianë për një vizion të paqartë mbi të ardhmen e Kontinentit të Vjetër.