Kandidatët demokratë dalin mbi Kushtetutën, vazhdojnë të mbajnë postet publike
Zbardhet skema për favorizimin e kandidatëve për deputetë që kanë funksione publike. Subashi: KQZ-së nuk i është lënë asnjë kompetencë për parandalimin e tyre para zgjedhjeve”
Habjon Hasani
Tiranë - Edhe gurin, po edhe arrën në rast se zgjedhjet të nxjerrin deputet. Ky duket se është realiteti i dhjetëra kandidatëve të Partisë Demokratike, e cila i ka ofruar një pjese të mirë të kandidatëve të saj një luks kryekëput antiligjor, një luks antikushtetues. Bëhet fjalë për ata kandidatë që mbajnë poste publike duke filluar që nga institucione që menaxhojnë miliona euro fonde, si KESH-i, por edhe poste në rang prefekture apo poste të larta të pushtetit vendor. Kushtetuta e përcakton në mënyrë të qartë se në momentin që një funksionar i lartë publik shpall kandidaturën e tij për të zënë një vend në Kuvend, duhet që automatikisht të bëjë dorëheqjen nga posti publik. A po respektohet kjo ligjësi? Aspak, madje edhe vetë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është lënë jashtë çdo lloj kompetence për të ndërhyrë në këtë çështje. Ligji aktual paracakton se kandidati duhet të zhvishte menjëherë nga funksionet e tjera publike, ndërsa dorëheqja, përveçse i drejtohet nga vetë kandidati institucionit ku ai ka drejtuar, duhet t’i bëhet e njohur dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Por dje, anëtarja e KQZ-së, Dëshira Subashi, ka mohuar ekzistencën e ndonjë baze të dhënash nga ana e KQZ-së lidhur me këta kandidatë.
Deklarata
“Verifikimi nga ana e KQZ-së është parashikuar të kryhet vetëm pas shpalljes së mandateve. Pra nëse kandidati X rezulton fitues në garën për deputet, atëherë KQZ-ja verifikon nëse kandidati ka dorëzuar funksionin publik që ka mbajtur para se të shpallte kandidaturën. Rreziku në këtë rast është se kandidati fitues mund të shpallë dorëheqjen nga posti i tij vetëm pasi të jetë siguruar për suksesin në zgjedhje. Pra jemi në kushtet e një tejkalimi dhe të një shkeljeje pasi Kushtetuta e përcakton qartësisht se dorëheqja nga posti vjen me shpalljen e kandidaturës, dhe jo me marrjen e mandatit”, - i tha dje “Albania”-s Dëshira Subashi, anëtare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Nga ana tjetër, Subashi ka theksuar se i gjithë shtrembërimi i skemës së kontrollit mbi kandidatët në fjalë është mbështetur dhe ideuar nga partia në pushtet dhe është realizuar falë kontrollit të dukshëm që Partia Demokratike ushtron mbi shumicën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Rastet
Një prej shembujve më tipikë në konfliktin e interesave të kandidatëve që mbajnë poste publike mund të klasifikohet ai i kandidatit për deputet në bashkinë Klos. Kryetari i kësaj bashkie, Bedri Hoxha, prej disa javësh jo vetëm nuk ka dorëzuar mandatin, por vazhdon edhe shkon në zyrë dhe jep direktivat përkatëse. Denoncimi për këtë rast ka ardhur nga kandidati i PS-së, Qemal Minxhozi. Po përse nuk mundet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të verifikojë dhe të parandalojë këto raste, pa qenë nevoja e përfundimit të zgjedhjeve? Duket se përgjigjja vjen nga shfrytëzimi i disa paqartësive ligjore që nisin nga interpretimi në Kodin Zgjedhor mbi këtë çështje. Sipas anëtares së KQZ-së, Dëshira Subashi, “KQZ-ja mund të nisë një verifikim paraprak vetëm në rastin kur shkelja e kandidatit denoncohet në KQZ nga një subjekt tjetër politik apo dikush tjetër. Në asnjë rast tjetër KQZ-ja nuk ka mundësinë për të verifikuar, për arsyen e thjeshtë se KQZ-ja nuk informohet zyrtarisht mbi aktet e dorëheqjeve nga postet publike të këtyre kandidatëve”. Sipas Subashit, mbajtja e këtyre funksioneve publike nga ana e kandidatëve u krijon atyre avantazhe antiligjore në zonë, pasi konflikti i interesit është arbitrar dhe fondet publike që ata menaxhojnë mund t’i kanalizojnë në favor të mbështetjes së vetes së tyre për t’u zgjedhur deputetë.
Rasti i Kuvendit, prokuroi me fondet publike, posterat elektoralë
Duket se jo vetëm kandidatët në konflikt interesi, por edhe institucione mirëfilli dhe qendrore, kanë kanalizuar fondet publike në mënyrë antiligjore për të mbështetur parti të caktuara në garën elektorale. Rasti më flagrant u zbulua një javë më parë në “Albania”. Gjithë skema u zbulua kur në buletinin e portalit të prokurimeve u publikua një njoftim i ardhur nga Kuvendi i Shqipërisë, ku institucioni njoftonte lidhjen e kontratës me një kompani private për “shërbimin me impiantin e printerit ‘Xerox Docutech 135’”. Në dukje njoftimi përbën një prokurim rutinë për një institucion shtetëror që mes mijëra shkresash herë pas here ndien nevojën e shërbimeve të printimit. Por, modeli i printerit që ka prokuruar Kuvendi, në fakt, është një printer-kombinat i specializuar në prodhimin e faqeve me rezolucion të lartë, pra një printer i ideuar posaçërisht për prodhimin e posterave dhe fletëpalosjeve. Ky model printeri i dhuron produktit cilësinë e “filmit” dhe letra del e shndritshme, ndërsa ngjyrat janë me një rezolucion dhe kthjelltësi maksimale. Madje, në shpjegimet përkatëse të vetë firmës, printeri u sugjerohet kryesisht botimeve të cilësisë së lartë dhe posterave apo fletëpalosjeve cilësore. Këtë procedurë Kuvendi e ka ndërmarrë në një periudhë që sesioni parlamentar ka pushuar, ndërsa procedura ka qenë me negocim dhe pa shpallje. Pra, në njëfarë mënyre, ka qenë një prokurim i ngutshëm i drejtpërdrejtë. Janë vetëm 690 mijë lekë shërbimet që do të kryejë printeri “Xerox Docutech 135” për Kuvendin, megjithatë, detaje interesante gjenden dhe në mënyrën se si është servirur në portalin e prokurimeve (vetëm 2 javë para zgjedhjeve) ky njoftim. Nëse e krahasojmë shpalljen me shpalljet analoge të Kuvendit në portalin e prokurimeve, gjejmë disa diferenca interesante. Kuvendi, në mënyrë tepër rigoroze, në çdo shpallje të tijin, prej disa vitesh ka përcaktuar në mënyrë të qartë objektin e prokurimit, ndërsa kësaj here nuk ka ndodhur. Gjithashtu, gjatë të gjitha prokurimeve Kuvendi nuk ka harruar asnjëherë të shpallë dhe afatet e ekzekutimit të kontratës nga ana e firmës që ka marrë përsipër kryerjen e shërbimit. Megjithatë, kësaj here këto elemente nuk i gjejmë. Një tjetër mungesë në shpalljen publike lidhet me faktin se mungojnë të dhënat klasike mbi statusin dhe identitetet e firmës së kontraktuar. Në mënyrë të përsëritur, Kuvendi, por edhe institucionet e tjera, paraqesin NIPT-in dhe të dhënat e kompanisë që kryen shërbimin, ndërsa në rastin konkret emri i kompanisë është dhënë vetëm përbri një adrese (që është adresa e kompanisë), saqë është paksa e vështirë të dallosh nëse ky emër nënkupton kompaninë apo adresën e saj.
Defektet e Kodit, partitë, të lira për të fshehur financimet
Përveç paqartësive me konfliktin e interesit për kandidatët zgjedhorë, Kodi i ri Zgjedhor duket se ka lënë shteg edhe për mungesën e transparencës së financimit të partive. Ndonëse në Kodin e ri Zgjedhor ka sanksione mjaft të ashpra për partitë që shmangin deklarimin e financimeve, duket se ky proces jo vetëm është injoruar, por Kodi, përveç sanksioneve, nuk ka paracaktuar një metodologji të përllogaritjes konstante të shpenzimeve. Një pjesë mjaft e konsiderueshme e parave që po shpenzohen në fushatën elektorale nga partitë politike jo vetëm që nuk po faturohen, por dhe nuk po u deklarohet burimi i financimeve. Në shumë shtabe elektorale të partive financimet për shpenzimet operative bëhen në rrugë informale dhe “nën dorë”, duke mos pasur asnjë lloj mundësie auditimi dhe verifikimi. Ky veprim i partive politike bëhet me qëllim shmangien e detyrimit ligjor që mban Kodi Zgjedhor, sipas të cilit asnjë parti nuk mund të shpenzojë më shumë se dhjetëfishi i shumës që ato përfitojnë nga buxheti i shtetit. Nisur nga ky fenomen mund të thuhet se edhe në përfundim të kësaj fushate elektorale, askush nuk do të jetë në gjendje që të nxjerrë një shifër të saktë të financimeve që kanë përfituar partitë dhe të shpenzimeve që ato kanë kryer në aktivitetin e tyre elektoral. Ky fenomen ka sjellë edhe shqetësimin e organizatave joqeveritare, të cilat kanë kërkuar nga partitë politike që të bëjnë transparente shumat që ato po harxhojnë për fushatat elektorale. Kodi i ri Zgjedhor përmban masa të ashpra ndaj partive politike, të cilat refuzojnë të deklarojnë financimet që përfitojnë në fushatë, apo të deklarojnë burimet e këtyre financimeve. Kodi i ri Zgjedhor i jep të drejtë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që jo më vonë se 45 ditë pas shpalljes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve, të emërojë me short një apo më shumë ekspertë kontabël të licencuar për të kryer auditimin e fondeve të përfituara dhe të shpenzuara për fushatën zgjedhore nga secila parti politike. Secili subjekt është i detyruar që të vërë në dispozicion të ekspertit kontabël të emëruar nga KQZ-ja çdo informacion, dokument apo të dhëna që kanë të bëjnë me financimin dhe shpenzimin e fushatës zgjedhore.
23 Qershor 2009