KLD-ja i shtyn vendimet për vendet bosh pas zgjedhjeve
Këshilli i Lartë i Drejtësisë zhvilloi dje për pak minuta, me dyer të mbyllura, mbledhjen e radhës. Edhe shqyrtimet për procedime disiplinore do të shqyrtohen më 8 korrik
Laureta Rryçi
Tiranë - Këshilli i Lartë i Drejtësisë e ka shtyrë pas zgjedhjeve shqyrtimin e kandidaturave për vendet bosh nëpër gjykata dhe procedimet disiplinore. Dje u zhvillua me dyer të mbyllura, vetëm për pak minuta, mbledhja e radhës e KLD-së. Në rendin e ditës ishte përcaktuar zgjedhja e kryetarit të Gjykatës së Faktit të Tiranës si dhe procedimet disiplinore për disa gjyqtarë. Burime pranë këtij këshilli treguan dje për gazetën “Albania” se ka pasur diskutime mes anëtarëve për kandidatët dhe duke qenë se nuk kanë arritur në një mendim të përbashkët, është vendosur që këto vendime të merren në mbledhjen e radhës. Të njëjtat burime shpjeguan se kjo mbledhje është lënë për t’u zhvilluar më 8 korrik, pra pas zgjedhjeve të përgjithshme.
Mbledhja
Këshilli i Lartë i Drejtësisë kishte përcaktuar ditën e djeshme për të marrë një sërë vendimesh të rëndësishme. Zgjedhja e kryetarit të Gjykatës së Faktit të Tiranës, apo shqyrtimi i masave disiplinore për disa gjyqtarë kanë qenë pjesë e rendit të ditës që përcaktohet nga kreu i Këshillit, që është presidenti Bamir Topi. Vendimet e lëna për t’u marrë gjatë ditës së djeshme ishin shtyrë nga një mbledhje e kaluar, që për shkak të numrit të çështjeve nuk u arritën të ezauroheshin. Megjithatë, këto vendime mësohet se nuk janë arritur të merren. Burime pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë shpjeguan se ka pasur diskutimeve mes anëtarëve, diskutime të cilat kanë shërbyer për të shtyrë këto vendime në një mbledhje të ardhshme. Posti i kryetarit të Gjykatës së Faktit të Tiranës rezulton bosh prej disa muajsh për shkak të dorëheqjes që dha Albert Meçe. Ky i fundit aktualisht është i komanduar në këtë gjykatë derisa të përzgjidhet një kryetar i ri. Për këtë post mësohet se ka pasur një numër të konsiderueshëm kandidaturash dhe konkurrenca është tepër e fortë.
Procedimet disiplinore
Ministri Alibeaj ka dërguar prej kohësh për masë disiplinore disa gjyqtarë. Anëtarët e Këshillit nuk kanë mundur ende t’i shqyrtojnë ato për një sërë arsyesh. Emrat e gjyqtarëve që do shqyrtoheshin për masë disiplinore janë: Taulant Tafa, Enkeleda Kashuri, Nevrije Halo dhe Rasim Doda. Të gjithë këta do të kalojnë për shqyrtim në mbledhjen e ardhshme.
Tri paditë ndaj KLD-së pritet t’i shqyrtojë sot Gjykata e Lartë
Tiranë - Gjykatës së Lartë, pas disa ditësh, i duhet të shprehet në lidhje me vendimet e KLD-së. Tre gjyqtarët e Vlorës nuk kanë qenë dakord me vendimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë për largimin e tyre nga Gjyqësori pas gjithë këtyre viteve eksperiencë. Duke respektuar dhe ligjet në fuqi ata i janë drejtuar menjëherë Gjykatës së Lartë, si të vetmen gjykatë që ua lejon Kushtetuta për t’u ankuar për vendimin që është marrë ndaj tyre. Tre gjyqtarët e Vlorës padisin në Gjykatën e Lartë Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Ish-kryetarja e Gjykatës së Apelit të Vlorës, Gjinofeva Gaba dhe dy gjyqtarët e shkarkuar pas saj, Vasil Hanxhari dhe Sokol Ngresi, kanë depozituar pak ditë më parë në Gjykatën e Lartë padinë për të shfuqizuar vendimin e KLD-së. Burime pranë kësaj gjykate shpjeguan dje për gazetën “Albania” se padia tashmë i ka kaluar fazat fillestare, pasi është përcaktuar dhe data e gjykimi. Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë kanë gjykuar që tre paditë e gjyqtarëve t’i gjykojnë gjatë ditës së sotme. Paditë janë depozituar prej kohësh, mirëpo përfaqësuesi i KLD-së kërkoi kohë të njihet me materialet për këtë arsye seanca e radhës u përcaktuar ditën e sotme. Proceset me kolegjet e bashkuara pritet të fillojnë me shqyrtimin e kërkesës së Gjinofeva Gabës dhe më pas me Vasil Hanxharin e Sokol Ngresin. Vendimi i Gjykatës së Lartë do të përcaktojë nëse KLD-ja ka vepruar drejt që ka lënë në fuqi propozimet për masa ndëshkuese të ministrit të Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj. Ministri i Drejtësisë, gjatë vitit 2008, i ka propozuar KLD-së edhe emra të tjerë gjyqtarësh për masa disiplinore, mirëpo vetëm për tre prej tyre Këshilli ka dhënë masa ndëshkuese. Të tre gjyqtarët i përkisnin Gjykatës së Vlorës dhe njëri prej tyre ishte dhe kryetar i kësaj gjykate prej disa kohësh. Të tria masat që ministri Enkelejd Alibeaj propozoi për secilin u pranuan nga ana e anëtarëve të Këshillit, duke votuar pro përjashtimit të tyre nga radhët e Gjyqësorit.
23 Qershor 2009