Elbasan, kreu i komunës shpërndan kartat për militantët e PD-së
Partia Socialiste denoncon një rast flagrant të abuzimeve dhe manipulimeve me anë të kartave të identitetit. Ngjarja ka ndodhur në komunën Poroçan të rrethit të Elbasanit, ku kreu i kësaj komune ka shkelur ligjin në mënyrë flagrante duke tërhequr vetë personalisht kartat e identitetit për militantët e Partisë Demokratike. Denoncimi është bërë nga kandidati për deputet i Partisë Socialiste në qarkun e Elbasanit, Damian Gjiknuri. Ai tha se kryetari demokrat i komunës Poroçan, Nefail Kllogjeri, ka shkelur në mënyrë flagrante ligjin pasi ka tërhequr personalisht kartat e identitetit për militantët e Partisë Demokratike. Damian Gjiknuri ka paralajmëruar se do të bëjë kallëzim penal për kryekomunarin Kllogjeri, por dhe zyrtarin që ka dhënë kartat. Këtë rast kandidati i Partisë Socialiste e ka denoncuar edhe te vëzhguesit e ODIHR-it në Elbasan.
23 Qershor 2009