Van der Vart, ndoshta falas drejt Interit
Van der Vart mund të transferohet tek Interi… falas. Lajmi ka qarkulluar në Spanjë dhe sipas juristit të "FIFpro", Uil Van Megen, mesfushori holandez mund të largohet me parametër zero nga Reali, pasi "madrilenët ia dhanë numrin e tij të fanellës një tjetër lojtari, duke mos respektuar kontratën". Edhe pse luan në "Santiago Bernabeu" vetëm prej një sezoni, e ka edhe katër vjet kontratë me klubin, 26-vjeçari nuk hyn në planet e trajnerit Pelegrini dhe duhet të gjejë një skuadër tjetër, ku do të luajë.