E Shtunë, 31 Tetor 2026

Riberi, Reali provon sërish me 60 mln euro

Reali i Madridit mund të bëjë ofertën e fundit për Frank Riberi përpara mbylljes së merkatos verore: shkruante "Marca". Sipas së përditshmes sportive madrilene, drejtuesit e klubit të Realit mund t‘i ofrojnë Bajernit të Mynihut, të drejtuar nga holandezi Luis Van Gaal, "dy nga holandezët e tyre (Shnajder e Roben) së bashku me 30 milionë euro" për Riberinë. Oferta madrilene do të arrinte kështu një shifër te rreth 60 milionë euro. Për Riberinë, shkruante "Marca", vazhdojnë të interesohet edhe Çelsi e Inter.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›