E Shtunë, 31 Tetor 2026

UET, mes punës dhe studimit

Panairi “Puno dhe Studio” ka mbledhur bashkë punëdhënës dhe universitete, ku të diplomuarit dhe ata që po nisin studimet të kenë mundësi të njihen nga afër me aktorët e tregut të punës. Studentët e sapodiplomuar dhe ata që aspirojnë të nisin studimet e larta kanë mundësi që gjatë këtyre ditëve të takojnë nga afër punëdhënës dhe përfaqësues universitetesh. Panari “Ëork and Study” ose “Puno dhe Studio” që po zhvillohet këto ditë në ambjentet e Pallatit të Kongreseve në kryeqytet ofron mundësinë më të mirë për të gjithë të rinjtë që po kërkojnë një punë apo një vend për të studiuar, të sigurojnë kontakte direkte dhe të njihen me tregun e punës dhe arsimit në vend. Në këtë panair, studentët do të kenë mundësi të njihen më nga afër me profilet dhe degët që ofron UET , i cili prej kohësh po zbaton parimin “Puno dhe Studio”. UET është një universitet që e ka tashmë të konsoliduar traditën e punësimit të të diplomuarve nëpërmjet krijimit të Bordeve të Punës. Këto borde synojnë krijimin e urave efektive që lidhin universitetin dhe tregun e punës. Ato përbëhen nga pedagogë të UET dhe përfaqësues të kompanive më të mëdha të vendit. Në UET, çdo fundviti akademik është kthyer në traditë edhe panairi i punës, ku studentët e universitetit kanë mundësi të japin intervista pune përpara menaxherëve të kompanive më serioze të vendit, shtetërore apo private. Gjithashtu, lidhja e afërt me përfaqësuesit e operatorëve më të mëdhenj të punësimit në vend po shërben edhe për orientimin më efikas të profileve dhe degëve në universitet, me qëllim që të sapodiplomuarit të përthithen lehtësisht nga tregu i punës. Këtu rëndësi të madhe po i jepet masterave profesional, si kualifikime të dobishme dhe të nevojshme për të qenë konkurrues në këtë treg.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›