E Shtunë, 31 Tetor 2026

GJND, Rumania e Britania mbrojnë pavarësinë

Gjatë seancës dëgjimore të së enjtes në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, qëndrimet e tyre mbi ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës i kanë paraqitur Holanda, Rumania dhe Mbretëria e Bashkuar. Nga këto vende, Rumania është një nga pesë shtete të Bashkimit Europian që ende nuk e ka njohur shtetin e ri të Kosovës. Mbretëria e Bashkuar e ka bërë një gjë të tillë më 18 shkurt të vitit 2008, kurse Holanda më 4 mars të po të njëjtit vit. Holanda dhe Britania e Madhe kanë mbështetur pavarësinë e Kosovës dhe kanë pohuar se ajo është shpallur në harmoni me të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtën e Kosovës për vetëvendosje. Rumania ka pohuar se Rezoluta 1244 ka garantuar integritetin territorial të Serbisë. E para ka folur përfaqësuesja e Holandës, Lizbet Lajzand, që ka thënë se vendi i saj konsideron se shpallja e pavarësisë së Kosovës është në harmoni me të drejtën ndërkombëtare.
Oratori tjetër ka qenë përfaqësuesi i Rumanisë, Bogdan Areshku, që ka mbrojtur pozicionin e Serbisë dhe ka pohuar se nuk pajtohet me qëndrimet e atyre që thonë se GJND-ja nuk duhet të deklarohet rreth çështjes së Kosovës. Britania e Madhe, që ka dalë në mbrojtje të pavarësisë së Kosovës, është përfaqësuar nga Deniel Betlhem dhe Xhejms Kraford.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›