E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banka Europine ul normën e interesit me 1.5 %

Banka Qendrore Europiane ka ulur sërish normën e interesit me 0.5 pikë, duke e cuar atë në 1.5 përqind, një minimum i ri historik. Një gjë e tillë është vendosur nga Këshilli Drejtues i institutit qendror me seli në Frankfurt të Gjermanisë. Një vendim i tillë pritej shumë nga tregjet europiane. Banka Qendrore ka ulur po me 0.5 përqind edhe taksat mbi depozitat, duke i cuar nga 1 në 0.5 përqind. Ulja e vendosur ditën e enjte e con koston e parasë në minimumin e saj historik, qëkurse Banka Qendrore Europiane ka nisur të menaxhojë politikën monetare në vitin 1999. Diferenca mes kostos së parasë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe asaj në zonën euro është 1.5 përqind, pasi Rezerva Federale në SHBA, praktikisht ka zeruar normën e interesit. Përpara se organi qendror monetar i eurozonës të ulte normën e interesit, një tjetër ulje ishte ndërmarrë edhe nga Banka e Anglisë, po me të njëjtën vlerë. Kjo bankë e coi nga 1 në 0.5 përqind normën e interesit, që shënon vlerën më të ulët të 315 viteve histori të këtij institucioni. Ndërkohë që në konferencën për shtyp pas uljes së normës së interesit në eurozonë, kreu i Banka Qendrore Europiane Zhan Klod Trishe është shprehur se ekonomia në zonën euro do të fillojë të rigjallërohet në vitin 2010. Sipas Trishesë, inflacioni në vitin në vazhdim do të ulet me 2 përqind.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›